Si të largoni vonesat nga personaliteti i juaj

119

Nuk jeni një person që mund të mburret për përpikmërinë e tij? Kur lini një takim me miqtë, ata arrijnë të paktën pesë minuta me vonesë, sepse e dinë që ju do të vonoheni? Konsideroni si një njeri që nuk është kurrë në kohë? Por, jeni mërzitur nga ky epitet dhe doni të ndryshoni sjelljen tuaj? Mundohuni të gjeni se ku po gaboni.

Përmirësoni teknikën tuaj të zgjimit

Nëse pretendoni se keni një problem me alarmin , kinse nuk ka rënë zilja, ose ndoshta ka rënë, por e keni fikur gjysmë në gjumë dhe keni vazhduar të flini, në atë rast duhet të mendoni për një qasje më serioze  me zilen. . Mund të duket qesharake, por ky është realiteti. Pra, nëse jeni të vetëdijshëm se një alarm nuk ju mjafton, vendosni tre alarme. Atëherë nuk do të kesh më justifikimin se nuk e dëgjuat, ose se ju zuri gjumi. Vendosni alarmin e fundit të bie në një kohë kur ju duhet të ngriheni nga shtrati dhe largojeni atë nga shtrati, kështu që duhet të ngriheni për ta ndaluar.

Shikoni realisht kohën

Filloni të frikësoheni para se të dilni nga shtëpia sepse nuk mund t’i gjeni gjërat tuaja? Asnjëherë nuk e dini se ku janë çelësat tuaj, ku është celulari juaj dhe ku është blloku i shënimeve? Dhe, sigurisht, për shkak të kësaj do të vonoheni përsëri. Ky stres mund të parandalohet lehtësisht në një mënyrë shumë të thjeshtë: përgatitini gjërat përpara se të shkoni në shtrat! Do t’ju duhen pesë minuta dhe do të jetë një pasuri për të filluar ditën tuaj. Kur planifikoni punët tuaja të mëngjesit, jini të sinqertë me veten tuaj. Për flokë ju duhen pesëmbëdhjetë minuta, jo pesë, për grim dhjetë, jo tre. Mundohuni të jeni realist për kohën që ju nevojitet për t’u përgatitur.

Mos e nis ditën me punë

Edhe nëse ngriheni në kohë dhe jeni përgatitur siç duhet, diçka mund t’ju shpërqendrojë dhe ju jeni përsëri vonë? Nëse telefoni juaj fillon t’ju bjerë në orët e para të mëngjesit, dhe menjëherë nxitoni të lexoni e-mailin tuaj, me siguri do të vonoheni përsëri. Mos e mashtroni veten se do të zgjasë vetëm një minutë. Është e zgjuar ta lini për më vonë dhe të filloni të telefononi kur të shkoni në punë.

Dhe kur më në fund mbyllni derën e banesës suaj, jeni në rrugën e duhur për një mëngjes pa stres dhe do të arrini në punë në kohë. Do të jeni më të lumtur, më produktivë dhe më të përpiktë. Duke vepruar kështu, njerëzit do të fillojnë t’ju marrin më seriozisht dhe do të kenë më shumë besim tek ju. Do të thotë shumë për punën dhe miqësinë, dhe në fakt është një epitet shumë më i mirë se ai i mëparshmi!

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.