5 fakte interesante rreth vitaminës C

122

1. Zvogëlon efektin e plakjes

Vitamina C ndihmon në sintezën e kolagjenit. Sa më shumë kolagjen, aq më pak rrudha. Sa më pak kolagjen, aq më shumë fërkime në kocka dhe kyçe, gjë që shkakton dhimbje të forta dhe artrit.

2. Luan një rol të rëndësishëm në shërim

Në të kaluarën, shumë sëmundje trajtoheshin vetëm me terapi me vitaminë C. Disa prej tyre janë: lija, tetanozi, shytat, virusi i poliomielitit…

Për shkak të rigjenerimit të kolagjenit në kocka, kyçe dhe lëkurë, kjo vitaminë ka një efekt të dobishëm në shërimin e lëndimeve dhe plagëve.

3. Lehtëson procesin e humbjes së peshës

Ata njerëz me nivele të ulëta të vitaminës C në trup janë vërtetuar se kanë vështirësi në reduktimin e yndyrës së tepërt.

4. Është e vështirë të shkaktohet mbidozim me vitamin C

Vitamina C është e tretshme në ujë dhe çdo tepricë e gëlltitur pritet të nxjeret  nëpërmjet urinës. Por kjo nuk vlen për pacientët me dëmtim të veshkave. Për të eliminuar rrezikun, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj në lidhje me dozën. Një nga efektet anësore të shpeshta të mbidozës është diarreja.

5. Nuk duhet të kombinohet me të gjitha barnat

Disa medikamente si disa hormone, qetësues dhimbjesh, ilaçe kundër koagulimit dhe antidepresivë nuk duhet të kombinohen me vitaminë C ose terapia paralele duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një mjeku/farmacisti.

Një konsum më i lartë i vitaminës C mund të përmirësojë efektet e hormoneve të estrogjenit, ilaçeve kundër dhimbjeve (paracetamol) dhe hormoneve të tiroides dhe të zvogëlojë efektet e ilaçeve kundër koagulimit. Nëse disa nga këto barna janë në terapinë tuaj standarde kronike, informoni profesionistin. Përveç efekteve pozitive, ky fuqizim i veprimit mund t’i referohet edhe efekteve anësore.

Përmblodhi dhe përshtati ;

www.studentet.mk

Comments are closed.