Roli i vitaminës D në kurimin e COVID-19

522

Vitamina D e njohur si “vitamina e diellit” është një komponent i rëndësishëm për të qenë të shëndetshëm, e tretshme në yndyrëra. Sintetizohet nga kolesteroli kur lekura i ekspozohet diellit. Ajo njihet më së shumti për mirëmbajtjen e shëndetit të kockave. Studimet më të fundit kanë treguar për rolin e saj mbrojtës kundrejt disa sëmundjeve si: infeksionet e sistemeve të ndryshme, trajtimin e tuberkulozës, psoriasis, gripit, diabeti, sëmundjet e zemrës, disa lloje kanceri apo depresioni, madje dhe infeksioneve të syrit.

Në një studim me pacientë të testuar për COVID-19, studiuesit në Universitetin e Mjekësisë në Çikago gjetën një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe gjasave të infektimit me koronavirus.

“Vitamina D është e rëndësishme për funksionin e sistemit imunitar dhe shtesat e vitaminës D më parë janë përdorur për të ulur rrezikun e infeksioneve virale të traktit respirator, “tha David Meltzer, Shefi i Mjekësisë Spitalore në Çikago”.

Ekipi hulumtues mati nivelin e vitaminës D te 489 pacientë. Pacientët që kishin mungesë të vitaminës D (<20ng/ml) kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të dilnin pozitivë për koronavirusin SARSCoV-2 krahasuar me pacientët që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës.

Meltzer dhe ekipi i tij theksojnë rëndësinë e studimeve eksperimentale për të përcaktuar nëse plotësimi i vitaminës D mund të zvogëlojë rrezikun, dhe potencialisht ashpërsinë e COVID-19. Ata gjithashtu theksojnë nevojën për studime se cilat strategji për plotësimin e vitaminës D mund të jenë më të përshtatshme në popullata specifike. Ata kanë iniciuar disa prova klinike ku shpresohet të japin rekomandime të duhura.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.