T-Mobile po shton linjën 988 për shërbimet e shëndetit mendor

2,015

Gati dy vjet para afatit të caktuar nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC), T-Mobile po u jep përdoruesve të saj një mënyrë të thjeshtë për tu lidhur me Linjën Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve (NSPL).

Në korrik të vitit 2019, FCC votoi unanimisht për ta bërë numrin 988, numër standard për të thirrur Linjën Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve. Ndërsa afati i fundit për kompanitë e telekomunikimit për ta shtuar këtë inovacionit është caktuar deri në korrik 2022, ndërsa T-Mobile ka njoftuar se ka postuar numrin e ri për klientët e saj tani.

Situata me COVID-19 ka shtuar më shumë stres dhe probleme te njerëzit, kështu që T-Mobile ndjeu nevojën për ta bërë të disponueshëm këtë shërbim sa më shpejt të jetë e mundur. “Duke filluar nga sot, klientët që telefonojnë numrin 988 në rrjetin T-Mobile do të kenë qasje të lirë në afërsisht 180 qendra krize që ofrojnë shërbime të shëndetit mendor në kohë reale”, sipas njoftimit për shtyp.

Deklarata për shtyp hedh dritë edhe mbi faktin se sa e madhe është çështja e vetëvrasjes dhe mendimet vetëvrasëse. Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), mbi 15 milion amerikanë në vitin 2018 parashikuan raste që kanë kryer vetëvrasje ose u përpoqën në të. Stresi i shtuar i këtij viti ka shumë gjasa që t’i ketë shtuar ata numra edhe më lartë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.