Pastroni trurin ashtu siç pastroni dhëmbët

188

E dimë që tingëllon qesharake por duhet të pastroni trurin ashtu siç pastroni dhëmbët.

A e dini se një nëpunës zyre ndryshon dritaren e kompjuterit mesatarisht 37 herë në orë?

Disa e ndryshojnë dritaren deri në njëqind herë në 60 minuta. Shtojini kësaj edhe stresin që mund të shkaktohet nga çdo gjë në mjedisin e punës dhe do të keni një ditë të keqe pune që kthehet në një shkatërrim të plotë.

Çdo tru ka nevojë për “larje” të përditshme ashtu si dhëmbët. Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Si ta bëjmë atë?

Vëzhgoni mendimet tuaja

Vëzhgoni mendimet tuaja pa  gjykime apo reagime emocionale. Mundohuni të përqendroheni në një pikë dhe të jeni plotësisht të vetëdijshëm për momentin. Çfarëdo që të ndodh në kokën tënde për ato dhjetë minuta, ti je thjesht një vëzhgues.

Nuk është e thjeshtë, por nëse e ushtroni trurin tuaj çdo ditë, ai mund të bëhet më i qartë, më i pastër.

Provojeni, vetëm mund të fitoni.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.