Rendi i fjalëve dhe i gjymtyrëve në fjalinë dëftore (pjesa e dytë)

220

Gjymtyrëzimi aktual dallon në shumicën e rasteve dy pjesë përbërëse: atë për të cilën bëhet kumtimi (tema) dhe atë që kumtohet për temën(rema). Tema e kumtimit, pikënisja e tij shënon zakonisht diçka të njohur për dëgjuesin dhe për këtë të njohur kumtohet diçka e panjohur, diçka e re, e shënuar nga rema.

Rema, që përmban synimin e kumtimit, është pjesa më e rëndësishme e thënies dhe përbën qëndrën kumtesore të saj. Si tema, ashtu edhe rema mund të përbëhen nga një gjymtyrë e vetme fjalie, por mund të shprehen edhe me një tog gjymtyrësh, ku mund të dallohet një qendër kryesore:

Makina u nis. Zefi ato vargje të Naimit i dinte. Fytyra e Artanit u zbut.

Ka edhe thënie të pagjymtyrëzueshme gë përmbajnë vetëm remën. Si të tilla dalin kryesisht fjalitë njëkryegjymtyrëshe. P.sh.: Bubullin. Mëngjes i freskët.

Vetëm remën mund ta përmbajnë edhe disa fjali dykryegjymtyrëshe, me rend të anasjelltë të kryegjymtyrëve, p.sh.:

Na ishte një herë një plakë. Bie shi. U bë heshtje.

Në rolin e temës dhe të remës, qofshin të thjeshta ose të zgjeruara, mund të dalin vetëm folja-kallëzues dhe gjymtyrët që lidhen drejtpërdrejtë me të. Gjymtyrët që nuk e plotësojnë këtë kusht, hyjnë në përbërje të temës ose të remës, jo si të mëvetësishme, po nëpërmjet gjymtyrëve prej të cilave varen.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.