Modeli revolucionar i Samsung-ut në teknologjinë celulare

409

Prezantim mbi Samsung Galaxy Z Flip

Kompania Samsung na mahniti të gjithëve vitin e kaluar kur prezantoi Galaxy Fold. Padyshim, u deshën disa muaj për të kuptuar gabimet, pasi grupi i parë i njësive pa disa defekte fatale në prodhim. Sidoqoftë, pasi të kuptohej, Galaxy Fold doli të ishte njëra nga ato pajisje historike që do të ndryshonte industrinë përgjithmonë.

Galaxy Z Flip është pajisja e palosshme e gjeneratës së dytë të Samsung dhe produkti i gjeneratës së parë të kompanisë Galaxy Z. Në të dyja rastet, Galaxy Z Flip është një pajisje unike, duke kombinuar faktorin e formës nostalgjike nga pothuajse dy dekada më parë me madhështinë e gjeneratës së dytë të Samsung-ut Hideaway Hinge dhe teknologjisë fleksibël të ekranit.

Ekrani AMOLED ka një prerje të vrimave për kamerën selfie 10MP dhe kamerat e dyfishta 12MP. Zip Flip gjithashtu mban disa nga karakteristikat e karikimit të Galaxy, si karikimi pa tel dhe Power Share (karikimi pa tel i kundërt), ndërsa nga ana tjetër bateria prej 3,300 mAh duket se është pak e vogël.
Galaxy Z Flip ka edhe disa përmirësime të tjera, material të ri mbrojtës përpara ekranit të cilin Samsung e quan “UTG” ose Ultra Thin Glass. Ky qelq mbrohet nga i njëjti material polimer si Galaxy Fold, kështu që nuk është akoma aq rezistent ndaj gërvishtjeve sa një celular tipik Gorilla Glass.

Performancat e Galaxy Fold nuk janë thelbësore, por ato me siguri nuk janë mesatare në asnjë mënyrë. Galaxy Fold përmban një RAM prej 8GB dhe 256GB hapësirë për ruajtje të të dhënave.

Sa i përket asaj që duhet të kujdeseni, gjëja e parë që duhet të vini re është lista e paralajmërimeve për mbrojte në Flip Z. Ai paralajmëron të mos përdorni objekte të mprehta afër ekranit, të mos shtypni shumë fort me gishtin ose majën e gishtit në ekran dhe të mos bashkangjitni asnjë ekran mbrojtës të ekranit. Po ashtu paralajmëron se telefoni nuk është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe se magnetët e fortë në Z Flip mund të shkaktojnë dëme në kartat e kreditit ose pajisjet mjekësore.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.