Lavdëruesit janë njerëzit më të mirë

515

Nuk ka më të mirë sesa ai që kalon kohën me përmendje të Allahut, e mbush jetën me lavdërim të Krijuesit, e pastron gojën duke shenjtëruar Njëshin të Vetmin dhe e parfumon kuvendin me falënderim ndaj Zotit. Ai është njeri i zgjedhur me kujdesin dhe i ruajtur me mbikëqyrjen e Allahut.

Njeriu më Fisnik tek Allahu është ai që shqipton lavdërimin, bën shumë lavdërime dhe shfrytëzon kohën të shprehë shenjtërinë e Tij, sepse shumica e njerëzve shprehin shenjtëri për vetveten, për postet apo për pasuritë e tyre. Paramendo çfarë largësie ekziston mes këtyre të dyve!

Kur të shohësh njerëzit se si ngrenë njëri-tjetrin dhe se si lavdërojnë njëri-tjetrin, ti lavdëroje vetëm Allahun, bëje lavdërimin në Krijuesin e Lartësuar në mënyrë që në atë mes të jesh më i miri, më fisniku, më i përmenduri, më i shpërblyeri dhe më fatbardhi.

Minutat më të ndershme të jetës tënde do mbeten ato minuta që janë harxhuar në lavdërim ndaj Krijuesit të Lartësuar. Frymëmarrja më e pastër do mbetet ajo që u freskua me përmendje të Allahut. Kuvendi më i bukur do mbetet ai ku u shpreh shenjtërimi i Zotit tonë. Takimi më i këndshëm do mbetet ai ku u lavdërua dhe u madhërua Allahu, madhëruar qoftë, Atij i takon krijimi dhe pushteti!

Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që e do Atë më së shumti.

Aid el Karni

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.