Si ndikon toksiciteti i shtëpisë në shëndetin e njeriut

819

Po nisemi nga fakti se ne harxhojmë nga koha jonë në ambiente të mbyllura. Dhe deri në 80% të kohës e kalojmë në ambiente të mbyllura, (në shtëpi, zyra)… Kjo shifër është edhe më e lartë për grupe të caktuara. Për shembull, fëmijët ose pensionistët mund të kalojnë deri në 90% të kohës së tyre brenda. Prandaj, është e rëndësishme që kjo banesë/shtëpi të jetë një mjedis i shëndetshëm.

Toaleti

Shumica e substancave toksike në shtëpi gjenden në tualetet. Mjetet me të cilat ne vrasim bakteret janë më të rrezikshme sesa vetë bakteret. Sidoqoftë, ekziston një gamë e gjerë pastruesish dhe informacioni i duhur mund të na ndihmojë të kufizojmë ndjeshëm ekspozimin dhe rreziqet për shëndetin tonë.

Kuzhina

Shumë zakone të gatimit mund të rrisin rrezikun e ekspozimit ndaj substancave toksike. Ushqimi i konservuar është i rrezikshëm dhe disa enë janë kancerogjenë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në këto pika.

Dhoma e gjumit


Një të tretën e ditës e kalojmë në dhomën e gjumit. Si mund të kontribuojë pozitivisht ose negativisht në shëndetin tonë? A vijnë alergjitë nga dhoma e gjumit, apo jo?
Pa shumë filozofi dhe shkencë, ne lehtë mund të mësojmë procedura të thjeshta për kontrollimin e toksicitetit në shtëpi dhe si ta përmirësojmë gjendjen.

Duhet të përqendrohemi në këto aspekte praktike të jetesës së sigurt. Shumë të rrezikshme janë disa nga këto substanca – thjesht mbani mend se dërgojnë deri në anomalitë hormonale tek djemtë dhe vajzat. Ky është vetëm një nga rreziqet e shtëpive toksike.
Ne shërojmë shkaqet, jo pasojat!

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.