Magnetosfera e tokës

1,207

Magnetosfera është shtresa mbështjellëse përreth tokës, ku fusha mbizotëruese është fusha magnetike e tokës, sesa fusha magnetike e hapësirës ndërplanetare. Magnetosfera formohet nga bashkëveprimi i erës diellore me fushën magnetike të tokës.

Kanë kaluar disa mijëra vjet që kur kinezët zbuluan se disa minerale magnetike, gjegjësisht materiale magnetike, gjinden në brendësinë e tokës dhe kanë magnetizëm të drejtimit veri-jug. Arsyeja për këtë efekt nuk ishte kuptuar, deri në vitin 1600, kur William Gilbert publikoi në “De Magnete” dhe demonstroi se toka jonë sillej si një magnet gjigant dhe gurët gjigandë të pjesës hapësinore që janë të pajisur me ngarkesë elektrike, po vinin në drejtim të fushës magnetike të tokës.

Pas disa shekujve të hetimeve, tashmë dihet se fusha magnetike e tokës është mjaft komplekse, por prapëseprapë, në një masë të madhe, mund të shihet si një dipol, me polet e veriut dhe të jugut si një magnet i thjeshtë. Boshti magnetik i tokës, dipoli, është i vendosur në rreth 11 gradë në boshtin e rrotullimit të tokës. Nëse hapësira do të ishte një vakum, fusha magnetike e tokës do të shtrihej në pafundësi, duke u dobësuar edhe distancën, por në vitin 1951, përderisa studionin pse bishtat e kometës janë gjithmonë larg diellit, Ludwig Biermann zbuloi se dielli lëshon atë që ne tani e quajmë erë diellore. Kjo rrjedhë e vazhdueshme e plazmës së diellit, e përbërë nga kryesisht elektrone dhe protone, me një fushë magnetike të ngulitur, bashkëvepron me tokën dhe objektet e tjera në sistemin diellor.

Presioni i erës diellore në fushën magnetike të tokës zhvillon një kontraktim të fushës tokësore edhe atë gjatë ditës. Kjo dëshmi u mundësua nëpërmjet vëzhgimeve të rrjedhjes së disa burimeve ujore dhe me disa matje hapësinore u konstatua se relacioni i distancës së valëve magnetike ndërmjet tokës dhe diellit pëson një ndryshim, dhe ky ndryshim vërehet në ndërrimin e natës dhe ditës.

Kufiri midis erës diellore dhe fushës magnetike të tokës quhet magnetopauzë. Kufiri është vazhdimisht në lëvizje pasi Toka është e mbushur nga era e diellit që është me drejtime relative. Dihet se magnetopauza na mbron deri në një farë mase nga era diellore, ajo është shumë e padepërtueshme, dhe energjia, masa dhe vrulli transferohen nga era diellore në rajone brenda magnetosferës së Tokës. Ndërveprimi midis erës diellore dhe fushës magnetike të Tokës, dhe ndikimit të atmosferës themelore dhe jonosferës, krijon rajone të ndryshme fushash, plazma dhe rryma brenda magnetosferës si plazmaspfera, rryma unazore dhe rripat e rrezatimit. Pasoja është se kushtet brenda magnetosferës janë shumë dinamike dhe krijojnë atë që ne e quajmë “mot hapësinor” që mund të ndikojë në sistemet teknologjike dhe aktivitetet njerëzore. Për shembull, rripat e rrezatimit mund të kenë ndikime në funksionimin e satelitëve, dhe grimcat dhe rrymat nga magnetosfera mund të ngrohin atmosferën e sipërme dhe të rezultojnë në zvarritje satelitore që mund të ndikojnë në orbitat e satelitëve të Tokës me lartësi të ulët. Ndikimet nga magnetosfera në jonosferë gjithashtu mund të ndikojnë në sistemet e komunikimit dhe lundrimit.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.