Kërkesë e parave

882

Paratë janë rezervë. Ajo është sasia e parave në qarkullim dhe depozitet të cilat rruhen në çdo kohë të caktuar. Rruajtja e parave nuk është e njëjtë si edhe shpenzimi i parave. Ne i ruajmë paratë tani që ti shpenzojmë më vonë.

Paratë janë mjet për shkëmbim, për këtë shkak ato duhet të shërbejnë edhe si mjet për rruajtjen e vlerës. Shkaqet pse njerëzit dëshirojnë të rruajnë para duhet ti kërkojmë në dy funksionet e parave në vijim: Njerëzit mund të rruajnë pasurinë e tyre në forma të ndryshme: Në para,
në letra me vlerë afat shkurt, në flet obligacione, në aksione dhe në pronë reale. Duke fituar të ardhura njerëzit e zmadhojnë pasurinë e tyre. Me shpenzimin ata e zvogëlojnë pasurinë e tyre. Si duhet ta shpërndajnë pasurinë e tyre ndërmjet parave dhe flet obligacioneve:

Njerëzit e rruajnë pronën e tyre (pasurinë) në para kur në shtet ka stabilitet të lartë të çmimit (ka inflacion të vogël), gjatë çka zvogëlohet fuqia blerëse e parave. Kjo mund të jetë fitimprurëse nëse në periudhë të dukshme kanë sukses ti blenë prodhimet e dëshiruara me zbritje gjë e cila do tju mundësojë të kursejnë me blerjen më të lirë. Por, në rruajtjen e parave në shtëpi ka një shpenzim evident – kosto oportune. Ajo është norma e interesit prej së cilës heqin dorë me atë që i ruajnë paratë në vend të fletobligacioneve.

Normë interesi mund të fi tojnë edhe nëse paratë i deponojnë në bankë. Gjatë kësaj, norma e interesit është më e ulët nëse paratë i ruajnë në afat të pacaktuar, ndërsa më e lartë nëse janë me afat të caktuar. Kosto oportune ka edhe nëse paratë rruhen në shtëpi, dhe nuk investohen në blerjen e aksioneve nga firmë e caktuar e cila jep dividendë më të madhe ose më të vogël, në varësi prej asaj se si punon firma. Prandaj më shpesh njerëzit si investitorë realizojnë një porfolio (blen letra të ndryshme me vlerë, me rrezik të ndryshëm), me qëllim ai të ndahet, dhe nëqoftëse te njëri lloj i letrave me vlerë fiton, te tjetri humb, por të arrihet ndonjë fitim mesatar.

Nga e lart përmendura mund të konkluzohet përse njerëzit, edhe përpos asaj se në mënyrë alternative i investojnë paratë, megjithatë, çdo herë rruajnë para në shtëpi, dhe në këtë mënyrë krijojnë kërkesën për para.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.