Korrelacioni midis mendjes dhe trupit

1,450

Kur kemi një mendim truri ynë prodhon substanca kimike të quajtur neuropeptid: kur njëra qelizë në tru dëshiron të komunikojë me një tjetër, ajo prodhon një neuropeptid që lidhet me qelizën tjetër receptore dhe kështu inkorporohet në të.

Sistemi ynë imunitar është i përbërë nga monolite, qeliza që kanë receptorë për neuropeptide, që do të thotë se sistemi ynë imunitar përgjon mendimet tona, dhe shumë shpesh qelizat imune prodhojnë edhe vet neuropeptide. Pra, ekziston një lidhje e shkëlqyer midis mendimit dhe shëndetit, dhe mund të themi se mendojmë me trupin. Mendja nuk është vetëm në trup, për shembull kur relaksohemi i gjithë trupi jonë prodhon substanca të ngjashme me benzodiazepinën por pa efekte anësore, dhe kur jemi nervozë i gjithë trupi ynë prodhon substanca ngacmuese (eksituese).

Kur jemi të qetë trupi ynë prodhon imunomodulues shumë të fuqishëm dhe kjo rrit barierat e imunitetit. Shkaqet e lumturisë sonë mund të jenë të ndryshme, por në çdo rast ato do të prodhojnë qetësi dhe kjo qetësi transmetohet në sistemin tonë imunitar, dhe për këtë arsye rrit shëndetin tonë. Janë identifikuar rreth 50 neurotransmetues të cilët truri ynë është në gjendje që t’i prodhojë në kërkesë të një mendimi ose një imazhi mendor, një nga këta për shembull është një qetësues 50 herë më i fuqishëm se morfina. Kjo shpjegon pse ushtarët në betejë durojnë nga dhimbjet më të hatashme pa ju dridhur as maja e qerpikëve, të cilat në kushte normale askush nuk do të mund ti duronte. Ose për shembull, disa studiues nga Bolder, Kolorado, kanë treguar sesi emocionet pozitive rrisin nivelet e ‘’DHEA’’ (një hormon që promovon rinovimin e qelizave dhe lufton stresin) dhe IgA (antitrupa), ndërsa emocionet negative shkaktojnë uljen e të dyve. Një person normal mendohet se prodhon rreth 60,000 mendime çdo ditë, nga të cilat 90% janë të njëjta me një ditë më parë. Kjo do të thotë që të njëjtat modele psiko-energjike krijohen vazhdimisht në jetën tonë e përditshme dhe ato kufizojnë disponimin tonë, gjithashtu aftësitë tona psiko-fizike dhe gjendjen tonë shëndetësore në një kuptim të gjerë.

Le të marrim disa shembuj. Vetëm mendoni për Lojërat Olimpike: Dikur mendohej se ishte e pamundur të kalohen një milje në 4 minuta. Askush nuk mund ta bënte këtë dhe teori të shumta pseudo-shkencore e mbështetën këtë supozim. Pasi Roger Bannister pati sukses në 1987, menjëher pas tij një grup i tërë njerëzish arritën të njëjtin rezultat, dhe e njëjta gjë mund të thuhet me kalimin e 100 metra në më pak se dhjetë sekonda dhe kur në 1992 Carl Lewis fitoi rezultatin, në të njëjtën garë edhe gjashtë atletë tjerë shkatërruan pengesën. Këto modele kufizuese të njohjes nuk janë të lindura, ato gjenerohen nga ne dhe transmetohen nga ne. Ngase fëmijët kanë lindur pa këto pengesa dhe megjithatë ne arrijmë t’i kushtëzojmë ata, për t’i ndryshuar bindjet e tyre. Për shembull, në Indi, kur doni të stërvitni një elefant, ju e merrni atë si një të porsalindur dhe e lidhni atë me një pemë me një zinxhir të madh. Ndërsa rritet, zinxhiri zëvendësohet me një litar gjithnjë e më të hollë, derisa si i rritur mbahet i lidhur me pemën vetëm nga një shirit letre, megjithatë elefanti nuk ikën sepse e di se është i lidhur dhe burgosur dhe duke mos qenë në gjendje të shpëtoj. Një shembull tjetër mund të jetë pleshtat. Trajnerët i vendosin kafshët në një kavanoz qelqi të mbuluar dhe i lënë të kërcejnë për një kohë të gjatë duke e prekur kapakun, pasi pleshtat janë ambientuar në këto kushte, pasi që trajnerët heqin kapakun ata vazhdojnë të kërcejnë në të njëjtën lartësi, të bindur se akoma ekziston kapaku për t’i kufizuar ato.

Korrelacionet midis mendjes dhe trupit shkojnë më tej: në 1980 në Universitetin e Ohio në fund të një studimi mbi kolesterolin u tregua se një grup i vogël lepujsh, të ushqyer me të njëjtën dietë hiperkolesterolike, nuk kishin ndryshuar parametrat e kolesterolit si u kishte ndodhur të tjerëve. Pas analizimit të të gjithë parametrave midis grupeve të ndryshme të lepujve u zbulua se atyre që mbetën të shëndetshëm në kufit e duhur edhe pas dietës hiperkolesterolike, kishin qenë nën kujdesin e një operatori, i cili, përpara se t’u jepte ushqimin i përkëdhel dhe i puthi, dhe luajti me ta së bashku jashtë orarit të punës.

Një nga botimet kryesore në këtë fushë ishte ‘’sjellja e tipit A dhe zemra juaj’’ e shkruar nga dy mjekë: Meyer Friedman dhe Ray Rosnman, të dy të specializuar në kardiologji. Ata nxorën në pah një lloj personaliteti, të cilin e përcaktuan si Tipi A i karakterizuar nga padurimi, nervozizmi, fjalimi i shpejtë, agresioni, ambicia, autoritarizmi. Ky karakter është i varur nga puna, që nuk pushon edhe kur luan me fëmijë, ai që përpiqet të bëjë sa më shumë gjëra në kohën më të shkurtër të mundshme. Elementi kryesor i këtij lloji të personalitetit është armiqësia, një armiqësi prej 360 shkallësh që adreson gjithçka dhe të gjithë të cilët e pengojnë atë në realizimin e qëllimeve. Të dy mjekët pas një studimi të kujdesshëm treguan se ky subjekt i tipit A tregon një rrezik më të lartë nga sëmundjet vdekjeprurëse të zemrës. Puna e Dr. Wiliams të Universiteti ‘’Duke’’ e konfirmon këtë hipotezë, duke identifikuar 70% të subjekteve të tipit A me armiqësi u paraqitën pllaka ateromatoze në një studim që kishte të bënte me 400 persona të diagnostifikuar me karakter të tipit A. Por edhe studime të tjera të fundit identifikojnë një shancë 6 herë më e lartë të infarktit të miokardit tek subjektet e tilla. Duke vazhduar në fushën e sëmundjeve të zemrës, një studim të Departamentit të Shëndetit në Masaçusets që kishte të bënte me faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare të banorëve të shtetit ka treguar se 50% e pacientëve në zemër nuk kanë faktorë rreziku si pirja e duhanit, hipertensioni, diabeti, mbipesha; dhe se në 50% të rasteve çrregullimi në zemër, ishte gjithashtu shkaku i vdekjes. Duke përjashtuar tashmë faktorët klasikë të rrezikut, janë theksuar dy aspekte të zakonshme: mosmiratimi në punë dhe nënvlersim i vetës. Studime të tjera të rëndësishme janë ato të dr. James Lynch nga fakulteti mjekësor i Universitetit të Maryland në Baltimore i cili ka treguar se te njerëzitë që jetojnë vetëm, ekziston një incidencë më e lartë e vdekjes së parakohshme.

Po ashtu studime interesante janë udhëhequr nga Dr. Joan Borisenko i Shkollës Mjekësore të Universitetit të Harvardit dhe nga Dr. Richard Schellelle nga Universiteti i Teksasit.
Fillimisht theksuam lidhjet interesante midis rritjes së incidencës së tumoreve te njerëzit me një marrëdhënie jo të kënaqshme me prindërit e tyre, e dyta se si depresioni dyfishon mundësinë e zhvillimit të kancerit. Por nëse duam, ne mund të citojmë një numër të lartë studimesh që lidhen me rritjen e numrit të rasteve të tumoreve në subjekte me strese të rëndësishme emocionale si pensionimi, vdekja e partnerit, braktisja e fëmijëve etj…


Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.