Mësime nga jeta të cilët i mësojmë vonë

1,258

Jeta është plot me kthesa, surpriza, ulje-ngritje. Ndonjëherë pyesni veten pse disa gjëra  nuk i kuptuat më herët në jetë.

Këtu janë katër mësime të vlefshme që disa njerëz i marrin shumë vonë:

  • Gjithçka është e përkohshme

Kohët e mira si dhe koha e keqe në jetë janë të përkohshme. Kështu që kur të jeni të lumtur kënaquni dhe jeni mirënjohës për të, dhe kur jeni të mërzitur, dijeni që do të keni mundësi të kaloni atë periudhë. Jeta është plot me kthesa, surpriza, ulje-ngritje dhe nuk duhet të harroni se kuptimi i gjithçkaje është në të vërtetë destinacioni që ju dëshironi, jo udhëtimi drejt tij. Çdo gjë në jetën tuaj është e përkohshme dhe kështu që ju duhet të merrni më të mirën nga çdo situatë që gjendeni.

  • Bëni atë që doni, doni atë që bëni

Ju kaloni pjesën më të madhe të jetës tuaj në punë. Nëse nuk jeni të kënaqur me punën që bëni, do të ketë një ndikim negativ në aspektet e tjera të jetës tuaj. Por edhe kur asgjë nuk është perfekte, është e rëndësishme të punoni vetë dhe të bëni gjithçka për të arritur qëllimet tuaja dhe për të kënaqur dëshirat tuaja.

  • Nëse doni të jeni të lumtur  punoni në veten tuaj

Njerëzit më të lumtur janë ata që punojnë në  vete. Të jesh i lumtur kërkon shumë kohë dhe përpjekje, shumë më tepër sesa të vendosësh të jesh i palumtur. Të jesh i lumtur do të thotë ta vendosësh jetën nën kontroll dhe të vendosësh që nuk do të jesh më viktimë, por të përqendrosh energjinë tënde në përmirësimin e vetes.

  • Perceptimi është realitet

E vërteta është se mënyra si e kuptoni botën përreth jush ka një ndikim të drejtpërdrejtë në bindjet tuaja dhe në mënyrën se si jetoni jetën tuaj. Perceptimi krijon paragjykime ashtu si krijon mirëkuptim, gjithashtu krijon frikë ashtu si krijon kuriozitet.

E gjithë jeta është një rritje dhe zhvillim i vazhdueshëm personal, dhe gjëja e parë që duhet të bëni për veten tuaj është që ta krahasoni veten me të tjerët. Njerëzit shpejt bëhen xheloz ndaj njëri-tjetrit dhe dëshirojnë atë që kanë të tjerët. Por shumë shpesh perceptimi i jetës së dikujt tjetër është një keqkuptim total. Mos harroni, ju keni vetëm një jetë, kështu që punoni në të sa më mirë dhe më të vështirë për të shijuar jetën.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.