Gjymtyra e spikatjes (theksuese)

787

Më vete qëndron gjymtyra që mund të quhej gjymtyrë e spikatjes (theksuese). Me të, nëpënnjet topikës, të shoqëruar ose jo nga rimarrja, tërhiqet vëmendja te një gjymtyrë e fjalisë, a sidomos te një kryefjalë a kundrinë, por ëdhe te një rrethanor a kallëzues, emëror e foljor, spikatet ajo, duke e parashprehur në krye, duke e rimarrë shpesh më pas.

Kjo gjymtyrë jepet me një emër a përemër në ndonjë rast edhe me nië mbiemër a ndajfolje të prirë përgjithësisht nga parafjala për ose lokucioni parafoljor sa për, ndonjëherë nga paskajorja e dytë: Sa për Idrizin, ai vërtet nuk ka munguar asnjëherë. Sa për mjetet financiare, kaloni nga sekretaria. Për i gojës, i gojës është. Për i vogël, është i vogël. Për vonë, vonë u bë. Për të punuar, ka punuar mirë.

Gjymtyra e theksuar mund të mos shprehet dy herësh, po vetëm një herë në krye, duke u lënë të nënkuptohet më pas. Siç shihet, kjo gjymtyrë nuk ka një vlerë sintaksore aq të përcaktueshme e të njëjtë. Ajo shpreh herë kufizim me ngjyrim spikatës, herë theksim përforcues. Në formën më tipike del e bashkëlidhur me një gjymtyrë të fjalisë. Asaj i përgjigjet në rrethin e fjalive të varura një ndërtim i caktuar analog. Ka pak a shumë një vend të ndërmjetëm në mes një njësie sintaksore, gjymtyrës, dhe një mjeti sintaksor e stilistik.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.