Filloi me veprimtari teleskopi me madhësi sa tridhjetë fusha futbolli

795

Në Kinë filloi me veprimtari teleskopi me madhësi sa 30 fusha futbolli, e cila kushtoi 180 milion dollarë.

Teleskopi Radio Diafragma me diametër 500 metra (FAST), e përshkruar si ‘syri në qiell’ i Kinës, filloi me veprimtari.

Sipas BBC-së, teleskopi, i cili kushtoi rreth 180 milion dollarë, upër të cilin deshtë pesë vjet për të ndërtuar. FAST, i cili mund të mbledhë 38 gigabajt të dhëna për sekondë, gradualisht do të hapet për astronomët ndërkombëtarë.

FAST do të kërkojë hidrogjen natyror në hapësirë ​​dhe do të zbulojë sinjale të dobëta pulsore për të ndihmuar në kërkimin e jetës në hapësirë.

Ekspertët besojnë se FAST, i cili zbuloi 102 sinjale të dobëta pulsore gjatë fazës së testimit, do të bëjë zbulime të rëndësishme shkencore në tre vitet e ardhshme.

Qeveria e Pekinit synon të ndërtojë një stacion hapësinor të përhershëm të orbitës deri në vitin 2022. Nëse Kina e arrin këtë qëllim, do të jetë vendi i tretë që ndërton një stacion hapësinor pas SH.B.A. dhe Rusisë.

Përmbledhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.