Git vs GitHub: Çfarë janë dhe në çka dallojnë?

157
Çfarë është Git?

Git-i është një sistem i njohur për kontrollim të versioneve (sistem version control). Ky është definicioni më i shkurtë dhe përmbledhës që do ta gjeni thuajse gjithkundë, një definicion jo shumë i qartë për njerëzit te të cilët bota e teknologjisë është mjaftë e huaj. Sa për ta ridefinuar atë, Git-i është një mjet i përdorur gjerësisht në botën e krijuesëve duke i ndihmuar ato të menaxhojnë dhe gjurmojnë ndryshimet në projekte të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në kodim. Ai u krijua nga Linus Torvalds në 2005, dhe është mirëmbajtur nga Junio Hamano që atëherë.

Andaj, përmbledhur në disa pika të shkurta, Git-i përdorët për:

  • Ndjekje dhe përcjellje të ndryshimeve: Imagjinoni se jeni duke punuar në një projekt në grup, si një dokument. Git vepron si një regjistër magjik që kujton çdo version të atij dokumenti. Mund t’ju tregojë se si dokumenti evoluoi me kalimin e kohës, duke ju ndihmuar të krahasoni versione të ndryshme dhe të shihni se çfarë ka ndryshuar.
  • Ndjekje dhe përcjellje të kontribuesve: Kur jeni duke punuar në një ekip, Git gjithashtu ruan skeda se kush bëri dhe çfarë ndryshimesh bëri. Është njësoj si të kesh një fletë identifikimi për çdo modifikim në dokument, kështu që të dish gjithmonë me kë të flasësh nëse ke pyetje për pjesë të veçanta të kodit apo projektit.
  • Punë të përbashkët: Git është një mjet fantastik për punën grupore. Ai lejon shumë njerëz të punojnë në të njëjtin projekt në të njëjtën kohë duke mbajtur gjithçka të organizuar. Mendojeni si një tabelë të përbashkët dixhitale ku të gjithë mund të vizatojnë ose shkruajnë njëkohësisht pa ngatërruar punën e njëri-tjetrit.

Pra, pavarësisht nëse po menaxhoni një prezantim të përbashkët, një shkrim apo edhe një projekt krijues si dizenjimi i një logoje të re, Git ju ndihmon të mbani gjurmët e ndryshimeve, kush i bëri ato dhe e bën të lehtë për të gjithë që të punojnë së bashku pa vështirësi.

Çfarë bën Git-i?

Git është një mjet që i ndihmon njerëzit të punojnë së bashku në projekte, si dokumente ose programe kompjuterike. Këtë e bën duke e organizuar punën në mënyrë të strukturuar, përmes disa funksionaliteteve:

  • Depot (Repositories): Mendoni për një depo si një dosje e madhe ku ruhen të gjithë skedarët dhe historia e projektit. Është si një vend qendror ku gjendët gjithçka lidhur me projektin.
  • Klonimi i një projekti: Kur dëshironi të punoni në një projekt, nuk i modifikoni drejtpërdrejt skedarët në depon qendrore. Në vend të kësaj, ju bëni një kopje të projektit në kompjuterin tuaj. Kjo kopje quhet “clone”. Është si të marrësh një libër nga biblioteka për ta lexuar në shtëpi.
  • Staging & Committing: Imagjinoni se jeni duke punuar në një projekt. Në vend që të ruani vazhdimisht çdo ndryshim të vogël, Git ju lejon të gruponi ndryshimet tuaja në grupe më të vogla e pastaj prej tyre të vendosni se cilët ndryshimet deshironi të përcillen edhe më tej, kjo fazë ështe e njohur is “Staging”. Ju pastaj i tregoni Git-it se cilat ndryshime nga gjitha ndryshimet që tani vetëm se gjendën në fazën e ashtuquajtur “staging” dëshironi të përfshini në “ruajtjen” e radhës (përmes opsionit quajtur commit). Kjo ju ndihmon ta mbani punën tuaj të organizuar dhe të kuptueshme.
  • Degëzimi dhe bashkimi (Branch and Merge): Ndonjëherë, më shumë njerëz po punojnë në pjesë të ndryshme të projektit në të njëjtën kohë. Git lejon çdo person të krijojë degën e tij, si drafte të veçanta të një dokumenti. Kur të mbarojnë pjesën e tyre, ata mund ta bashkojnë atë përsëri në projektin kryesor. Është si të kombinosh seksione të ndryshme të një raporti grupor në një.
  • Tërheq (Pull): Për të mbajtur kopjen tuaj të projektit të përditësuar, mund të “tërheqni” ndryshimet nga depoja qendrore. Në këtë mënyrë, ju mund të shihni se çfarë kanë bërë të tjerët dhe të siguroheni që kopja juaj të jetë në përputhje me versionin e fundit të përditësuar.
  • Shtyni (Push): Pasi të keni bërë ndryshimet tuaja në projekt, mund t’i “shtyni” ato përsëri në depo qendrore. Kjo është si të ktheni librin që keni huazuar nga biblioteka, por me shënimet dhe përditësimet tuaja. Të tjerët më pas mund t’i shohin ndryshimet tuaja dhe t’i përdorin ato në projektin kryesor.

Në thelb, Git i ndihmon njerëzit të bashkëpunojnë pa problem në projekte, duke u siguruar që puna e të gjithëve të organizohet, gjurmohet dhe integrohet në një pikë qendrore. Është si një asistent i besueshëm i ekipit, duke siguruar që puna juaj të jetë sa më efikase dhe e organizuar dhe ekipi juaj të qëndrojë i sinkronizuar.

pse Git është kaq i dobishëm, madje edhe nëse nuk jeni programer?
  • Mjet i popullarizuar: Git është tepër i famshëm, me mbi 70% të zhvilluesve që e përdorin atë. Kjo do të thotë se është një mjet i besueshëm dhe i mbështetur gjerësisht. Edhe nëse nuk jeni programer, Git përshkak numrit të madh të përdoruesve, ju siguron të keni akses në një grup të madh burimesh dhe ndihmë edhe nëse vendosni të përdorni Git për projekte joprogramuese.
  • Bashkëpunimi në distancë: Git lejon njerëzit të punojnë në të njëjtin projekt nga kudo në botë. Kjo është si të kesh një zyrë virtuale ku anëtarët e ekipit mund të bashkëpunojnë, modifikojnë dhe kontribuojnë në një projekt, pavarësisht se ku ndodhen. Është veçanërisht e dobishme për punën në distancë dhe partneritetet globale.
  • Historia e projektit: Git vepron si një historian i projekteve. Ai mban një regjistrim të detajuar të çdo ndryshimi të bërë ndonjëherë në një projekt. Kjo është e vlefshme sepse ju lejon të kuptoni se si një projekt ka evoluar me kalimin e kohës, i cili mund të jetë i dobishëm për çdo lloj pune, nga dokumentet e biznesit deri te projektet krijuese.
  • Kontrollim të versionit: Mendoni për Git si një makinë e kohe për punën tuaj. Kjo ju mundëson të ktheheni në versionet e mëparshme të një projekti nëse diçka shkon keq ose nëse dëshironi të shihni se si ishin gjërat në një moment të caktuar kohor. Kjo është njësoj si të kesh një buton “zhbëje” për punën tënde, duke u siguruar që gjithmonë mund të rikuperosh gabimet ose të eksplorosh ide të ndryshme.

Në thelb, Git është një mjet i gjithanshëm dhe i fuqishëm që shkon përtej programimit, duke e bërë atë një aset të vlefshëm për një gamë të gjerë projektesh bashkëpunuese dhe krijuese. Kjo ju ndihmon të mbani gjurmët e ndryshimeve, të bashkëpunoni pa probleme dhe të keni një histori të plotë të punës suaj, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për këdo që dëshiron të punojë me efikasitet dhe efektivitet.

Çfarë është GitHub dhe pse dallon nga Git?
  • GitHub si një platformë: GitHub është si një hapësirë pune dixhitale ose një qendër për projekte. Mendoni për atë si një vend ku njerëzit, jo vetëm programuesit, ruajnë dhe menaxhojnë punën e tyre. Nuk është vetë Git-i, por një platformë që përdor Git-in, që e bën të mundur dhe më të lehtë për njerëzit që të bashkëpunojnë në të gjitha llojet e projekteve, jo vetëm kodim.
  • Mjetet për bashkëpunim: GitHub ofron mjete dhe veçori që e bëjnë më të thjeshtë punën me Git. Ju mund ta mendoni atë si një grup mjetesh miqësore dhe të kuptueshme për përdoruesit që të shfrytëzojnë Git-in, i cili është më teknik dhe i ndërlikuar. Këto mjete ndihmojnë njerëzit me prejardhje të ndryshme, si shkrimtarët, projektuesit dhe menaxherët e projekteve, që të punojnë së bashku në projekte në mënyrë efikase.
  • Hosti më i madh i kodeve në botë: GitHub mban në vete një koleksion të gjerë projektesh dhe njihet si hosti më i madh i kodit burimor në botë. Megjithatë, nuk është i kufizuar në kod; njerëzit e përdorin atë për gjithçka, nga shkrimi i librave dhe menaxhimi i projekteve e deri te ndërtimi i softuerit.
  • Në pronësi të Microsoft: Microsoft bleu GitHub në 2018, i cili ka sjellë më shumë burime dhe mbështetje për platformën. Është si të kesh një kompani të madhe që mbështet një mjet të dobishëm, duke siguruar zhvillimin dhe sigurinë e saj të vazhdueshme.

Prandaj si përmlbedhje e asaj qe cekëm më lartë, GitHub është një platformë bashkëpunuese që zgjeron aftësitë e Git, duke lejuar njerëz me prejardhje të ndryshme të punojnë së bashku në projekte, të menaxhojnë punën e tyre dhe të përdorin komunitetin më të madh në botë për ndarjen e kodeve. Është një mjet i gjithanshëm që mund të rrisë produktivitetin në fusha të ndryshme, jo vetëm në programim.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.