Kostoja e ruajtjes së reputacionit për të mbrojtur sakrificën e kërkimit të diturisë

102

Raportohet se një dijetar i shquar i njohur me nofkën Imam Buhariu, një herë udhëtoi me varkë në një udhëtim për të kërkuar dituri dhe se kishte marrë me vete një mijë dinarë. Një nga bashkëudhëtarët e tij u gëzua shumë qe kishte Buharin për shokë të udhëtimit dhe kaloi çaste shumë të bukura me të, duke i treguar atij dashuri dhe admirim të jashtëzakonshëm. Gjatë udhëtimit në det, burri shpesh qëllimisht ulej në afërsi të tij, ngase shoqërimi me të nuk sjellte pos mirësi. Në udhëtimet e gjata, miqësitë zhvillohen më shpejt se zakonisht dhe gjatë kohës që ata kaluan së bashku, Imam Buhariu e njoftoi burrin se kishte një mijë dinarë me vete.

Mëngjesin e ditës së nesërme pasi Imam Buhariu i tregoi për paratë, burri u zgjua dhe filloi të qajë, të bërtasë, të shqyejë rrobat dhe të godasë fytyrën e tij, sikur sapo i kishte goditur një humbje e madhe. Shokët e tij të anijes e pyetën se çfarë nuk shkonte, dhe ai nuk pranoi të përgjigjej në fillim, sikur të ishte ende në gjendje shoku dhe nuk mund të fliste për gjendjen e tij. Pasi ata këmbëngulën vazhdimisht që ai t’u tregonte se çfarë ishte puna me të, ai më në fund tha: “Unë kisha një çantë që përmbante një mijë dinarë dhe e humba”.

Anëtarët e ekuipazhit që ishin në krye të anijes filluan të kontrollonin pasagjerët. Një nga një të gjithë po kontrolloheshin dhe me të kuptuar se çfarë po ndodhte, Imam Buhariu, duke u siguruar që askush të mos shikonte, hodhi çantën e tij me para në det jashta anijes. Kur i erdhi radha që të kontrollohej, nuk u gjet asgjë. Kur e gjithë anija dhe të gjithë pasagjerët e saj u kontrolluan dhe kur nuk u gjet asnjë qese me para, ata që ishin përgjegjës në anije u kthyen te njeriu që kishte shpikur historinë dhe e dënuan atë për këtë pretendim të rremë. Pas gjithë këto telashe, sapo anija më në fund arriti në breg, pasagjerët filluan të zbresin; ndërkohë, shoku i vjetër i Imam Buhariut shkoi tek ai dhe e pyeti se çfarë kishte bërë me çantën e tij me para.

“Unë e hodha në det,” u përgjigj i qetë Imam Buhariu.

“Dhe ju po e pranoni kaq me lehtësi dhe durim faktin që sapo keni humbur një shumë kaq të madhe parash?” pyeti burri i hutuar.

“O injorant,” tha Imam Buhariu.

“A nuk e dini se unë e kam kaluar tërë jetën time duke kërkuar dituri, duke e shkruar dhe duke e përcjellur atë tek të tjerët, dhe se e gjithë bota tani e pranon besueshmërinë time. A do të më kishte hije atëherë t’i nënshtrohesha akuzës për vjedhje? Vërtet mendoni se do të humbas perlën e çmuar (d.m.th. njohuritë dhe arritjet e mia si dijetar) që kam fituar gjatë gjithë jetës për një numër të kufizuar dinarësh?”

-Imam Buhariu e vlerësonte mbi çdo gjë ruajtjen e reputacionin dhe besueshmërinë e tij. Ai e kishte kaluar jetën e tij duke mbledhur dhe përhapur diturim, dhe karakteri dhe ndershmëria e tij ishin parësore për punën e tij, kështu që në vend që të rrezikojë dhe të njollosë reputacionin e tij duke u akuzuar në mënyrë të rreme për vjedhje, Imam Buhariu me dëshirë sakrifikoi pasurinë e tij, duke demonstruar se integriteti personal dhe emri i mirë ishin më të çmuara se paratë. Veprimi i tillë shërbenë si një shembull i thellë i prioritizimit të parimeve dhe vlerave afatgjate mbi zotërimet e kësaj bote.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.