Buxheti

1,636

Buxheti paraqet plan vjetor për të ardhurat publike dhe shpenzimet në një shtet. E miraton kuvendi në formën e përcaktuar dhe procedurë në fund të vitit që kalon, ndërsa ka të bëjë për vitin e ardhshëm. I përfshin të ardhurat publike dhe shpenzimet në një bashkësi shoqërore politike. Janë paraqitur në total dhe sipas zgjidhjeve- të ardhura publike, ndërsa në total edhe sipas dedikimit – shpenzime publike.

Për hartimin e buxhetit janë të ngarkuar organet shtetërore, zakonisht Ministria e Financave, të cilët zbatojnë procedurë për hartim. Në bazë të propozimeve të shfrytëzuesve të buxhetit përcaktohet propozim – buxhet. Mbahet debat në kuvend, harmonizohen ndryshimet eventuale, me amendamente dhe miratohet buxheti në formë ligjore, e cila sugjeron të realizohet siç është parashikuar. Qeveria në çdo shtet është e obliguar për realizimin e buxhetit të shteti, ndërsa organet të cilat konkretisht e realizojnë janë: Urdhër dhënësit, llogari dhënësit dhe menaxhues me prona dhe me materiale.

Një nga parimet themelore të buxhetit është parimi i ekuilibrit buxhetor, e cila e paraqet ekuilibrin ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve. Gjatë hartimit ato duhet të jenë në baraspeshë, por me realizimin e asaj baraspeshe shpesh shkatërrohet nga ana e shpenzimeve publike. shpenzimet më të mëdha publike japin defi cit buxhetor, dhe e kundërta, të ardhurat më të mëdha publike japin sufi cit. Kur ekziston baraspeshë e çekuilibruar, ajo kërkon të kryhet ribalanci i buxhetit për t’u balancuar përsëri i njëjti.

Për buxhetet bashkëkohore, përkatësisht për planifikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike në ekonomitë moderne tregtare, është karakteristike edhe i ashtu quajturi financim jashtë buxhetor – financim i disa nevojave në prodhimin material (p.sh. regrese, premi, subvencione etj.), me çka shteti e stimulon eksportin, për shkak se ka ritje prodhimi (p.sh. misri).

Përshtati dhe përmblodhi:

STUDENTET.MK

Comments are closed.