Hixhameja – shërim për shumë sëmundje

1,193

Pasi që mjekësia bashkëkohore i njohu edhe mënyrat tjera shumë të rëndësishme të shërimit të cilat i takojnë qytetërimeve të popujve tjerë, siç është mjekësia kineze dhe ajo indiane, në skenë është paraqitur ajo që është e njohur si mjekësi alternative. Me mjekësi alternative nënkuptohet çdo mjet shërimi, hospitalizim, kirurgji ose preventivë, ku nuk përdoren metodat e njohura në shkencën e mjekësisë.

Hixhami konsiderohet si metodë në mjekësi dhe në shërim të cilën e kanë vërtetuar edhe shumë studime dhe eksperimente bashkëkohore, ndërsa rëndësia e tij reflektohet në shërimin e shumë sëmundjeve, siç janë: shtypja e lartë e gjakut, çrregullimet në zemër, problemet në sistemin nervor, në sistemin e muskujve dhe të tretjes. Shërimi përmes hixhamit nënkupton nxjerrjen e gjakut nga trupi me qëllim që të ripërtërihet gjallëria dhe trupi të lirohet nga gjaku i papastër.

Janë të shumtë ata ekspertë dhe mjekë të cilët iu rrekën studimit të kësaj teknike dhe të këtyre ligjeve të hixhamit që datojnë nga kjo mënyrë e vjetër e shërimit.
Hixhamin e kanë zbatuar dhe e kanë studiuar mbi qindra pacientë dhe më në fund erdhën deri te rezultatet të cilat i kanë përshkruar si të arritura mjekësore të nivelit botëror.
Menjëherë pas ndërprerjes së rritjes së njeriut, rreth moshës 22 vjeçare të jetës, në pjesën e shpinës fillon të mblidhet gjaku i papastër. Me kalimin e viteve, një grumbullim i tillë i gjakut shkakton vështirësi në qarkullimin e mëtejshëm të tij (të gjakut) e cila si pasojë sjell sëmundje të ndryshme. Pas kryerjes së hixhamit, gjaku kthehet në gjendjen e tij të natyrshme, pra pasi që të trashet gjaku i papastër i cili përmban edhe rruaza të kuqe të vjetruara të gjakut me përzierje tjera të papastra të qjakut“.

Mjetet që nevojiten për të praktikuar Hixhamen

– Kupë (ose një kavanoz të vogël) me diametër 5 cm, me një vrimë në fundin e saj, e lidhur me një tub, i cili ka një valvul.

– Pjesa e hapur e kupës mbulohet me një balonë llastike.

– Eksperti i hixhames përdor doreza mjekësore dhe një bisturi të sterilizuar.

Mënyra e kryerjes së hixhames së thatë:

1 – Vendoset kupa në vendin e duhur mbi trup (sipas llojit të sëmundjes ose simptomës).
2 – Thithet ajri përmes tubit deri sa kupa të zbrazet plotësisht nga ajri.
3 – Një pjesë e sipërfaqes së lëkurës thithet brenda kupës.
4 – Bllokohet ajri brenda kupës duke mbyllur valvulën.
5 – Lihet kupa në këtë mënyrë për një periudhë prej 3-5 minuta.
6 – Pastaj hiqet kupa, dhe ne gjejmë një rreth të kuq në sipërfaqe të lëkurës ku ishte kupa.

Mënyra e kryerjes së hixhames së lagësht:

Përveç hapave të ndjekura më lart në hixhamen e thatë:
1 – Përdor bisturinë për të bërë çarje të vogla dhe të cekëta (rreth 0.1mm thellësi) në pjesën e jashtme të lëkurës, sikur të ishte gërvishtje, dhe me gjatësi rreth 4 mm; bën 1 ose me shumë gërvishtje të tilla në 3 rreshta. Më pas vendos përsëri kupën mbi rrethin e kuq, dhe bllokon ajrin duke përsëritur procesin e thithjes, kjo çon në nxjerrjen e një sasie të gjakut që ndryshon sipas sëmundjes, pastaj hiqet kupa apo kupat me shumë kujdes duke vendosur një pecetë në fund të kupës dhe duke e boshatisur ajrin gradualisht përmes valvulave. Pastaj vendos një peçetë tjetër brenda kupës për të thithur gjakun, pastaj pastrohet gjaku nga lëkura me peçetën e vendosur poshtë kupës në drejtimin nga poshtë lart. Në qoftë se vërehet dalje gjaku nga të çarat, atëherë përsëritet procesi, deri në pesë herë nëse vazhdon të vërehet dalje e gjakut. Në fund, vendi i trajtuar duhet dezinfektuar direkt me mjalt ose farë të zezë të bluar apo me çdo dezinfektues tjetër natyral.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.