Bazat e C++ (pjesa 4)

723

Operatorët Aritmetikë

C++ suporton këto veprime aritmetike: mbledhje, zbritje, shumëzim, pjestim dhe mbetja.
Më poshtë do të sjellim disa shembuj se si realizohen urdhërat e tyre:

Mbledhja

int x = 40 + 60;
cout << x;
// Output-i 100

Zbritja

int x = 100 – 60;
cout << x;
// Output-i
40

Shumëzimi

int x = 10 * 5;
cout << x;
// Output-i
50

Pjestimi

int x = 15 / 5;
cout << x;
// Output-i
3

Moduli

Operatori i modulit (%) kthen mbetjen e plotë pas pjestimit të dy numrave të plotë.

int x = 25 % 7;
cout << x;
// Output-i
4

Operatori rritës (i inkrementimit)

Operatori i inkrementimit përdoret për rritjen e vlerës së variablës ose numrit për një, dhe shprehet në këtë mënyrë:

x++; //ekuivalent me x = x + 1

Për shembull:

int x = 11;
x++;
cout << x;
//Outputi 12

Operatori i inkrementimit ka dy versione: prefix dhe postfix.

++x; -> prefix
x++; -> postfix

Prefix e rrit vlerën dhe më pas kryen veprime me shprehjen.
Postfix kryen veprimet me shprehjen dhe më pas e rrit vlerën.

Shembull për versionin prefix:

x = 5;
y = ++x;
// Outputi x = 6, y = 6

Shembull për versionin postfix:

x = 5;
y = x++;
// Outputi x = 6, y = 5

Prefix e rrit vlerën e x, dhe më pas e dërgon atë në y.
Postfix e dërgon vlerën e x tek y, dhe më pas e rrit atë.

Operatori zbritës (i dekrementimit)

Operaori i dekrementimit () punon në të njëjtën mënyrë si operatori i inkrementimit, por në vend të rritjes së vlerës, e zbret atë për një.

–x; // prefix
x–; // postfix

Burimi: mesoprogramim.com

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.