Bazat e C++ (pjesa 3)

546

Variablat

Krijimi i një variable zë një hapsirë të caktuar në memorje për të ruajtur vlerat. Kompajleri kërkon që të përcaktoni edhe tipin e të dhënave të çdo variable që deklaroni. Për tipin e të dhënave të numrave të plotë përdoret fjala kyçe int.
Shembull, dhënia dhe printimi i vlerës së një variable:

#include <iostream>
using namespace std;
int main()
{
int Variabla = 100;
cout << Variabla;
return 0;
}
// Output-i 100

Gjuha e programimit C++ është case-sensitive, që do të thotë ‘variabla’ dhe
‘Variabla’ janë dy identifikues të ndryeshëm.
Të gjitha variablat identifikohen me emrin dhe tipin e të dhënës para se të përdoren në program. Mund të përcaktohen disa variabla të të njëjtit tip njëherësh por të ndara me presje:

int a, b; // përcaktimi i dy variablave të tipit int

Një variabël mund t’i jepet vlerë për t’u përdorur në veprime.
Për shembull, mund të krijojmë një variabël shtesë të quajtur shuma:

int main()
{
int a = 10;
int b = 15;
int shuma = a + b;
cout << shuma;
return 0;
}
// Shuma
= 25

Shënim: Variablat duhet të kenë gjithmonë një tip para se të përdoren në program.

Deklarimi i variablave

Variablave mund t’iu jepen vlerat në momentin e deklarimit ose më vonë. Gjithashtu, mund të ndryshoni vlerën e një variable gjatë programit.
Disa shembuj:

int a;
int b = 42;
a = 10;
b = 3;

Input-et e përdoruesit

Për të bërë të mundur një përdorues të shfaqë një vlerë input përdoret cin në kombinim me opratorin >>. Shembulli më poshtë tregon se si merren të dhënat nga përdoruesi dhe ruhen në variablën num:

int num;
cin >> num;

Programi më poshtë i kërkon përdoruesit të shkruajë një numër dhe e ruan atë në variablën a:

#include <iostream>
using namespace std;
int main()
{
int a;
cout << “Ju lutem shkruani një numër : “;
cin >> a;
return 0;
}

Gjatë ekzekutimit të programit shfaqet mesazhi “Ju lutem shkruani një numër”, dhe pritet që përdoruesi të shkruajë një numër ose Enter, ose Return. Vlera ruhet në variablën a.

Le të krijojmë një program që merr input dy numra dhe printon shumën e tyre.

#include <iostream>
using namespace std;
int main()
{
int a, b;
int sum;
cout << “Shkruani një numër: “; cin >> a;
cout << “Shkruani një numër: “; cin >> b;
sum = a + b;
cout << “Shuma është: ” << shuma << endl;
return 0;
}

Specifikimi i tipit të të dhënave kërkohet vetëm njëherë, në kohën e deklarimit të të dhënave. Pas kësaj, variabla mund të përdoret pa iu referuar tipit të të dhënës.

int a;
a = 10;

Specifikimi i të dhënës më shumë se njëherë do të jap error, ndërsa vlera e variablës mund të ndryshohet sa herë të jetë e nevojshme në një program.
Për shembull:

int a = 100;
a = 50;
cout << a;
// Output-i 50


Burimi: mesoprogramim.com

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK


Comments are closed.