Pesë këshilla për të qenë të shëndetshëm për ju që punoni tetë orë ulur në zyrë…

455

Të ulesh para një kompjuteri tetë orë në ditë, pesë ditë në javë, ka një ndikim të madh në shëndetin tënd. Puna në një zyrë nga ora 9 deri në orën 17 mund të jetë stresuese dhe rraskapitëse, por kjo nuk do të thotë që duhet të lini pas dore shëndetin tuaj. Me ndryshime të vogla çdo ditë dhe me një rutinë të re, ju lehtë mund të merrni zakone të mira. Këtu janë disa këshilla se si të jeni më të shëndetshëm.

Hani mëngjes

Nëse e filloni ditën tuaj me një mëngjes të shëndetshëm, do të ndiheni më mirë gjatë gjithë ditës. Nëse nuk hani rregullisht, do të ndjeheni të lodhur, me humor të keq dhe të depërqendruar.

Pini shumë ujë

Nëse keni etje, do të ndiheni të lodhur. Shumë shpesh gaboheni dhe etjen e ngatëroni me urinë. Në vend që të merrni kafe dhe krofne, provoni të pini një gotë ujë për çdo ore. Nëse jeni akoma të uritur dhe pasi keni pirë ujë, hani fruta, arra, bajame, lajthi…

Uluni drejt

Është e zakonshme të lodhet qafa ose shpina kur uleni tërë ditën. Mirëpo, nëse shpesh keni dhimbje në shpinë dhe qafë, atëherë me siguri nuk uleni siç duhet. Ekrani duhet të jetë në nivelin e syve tuaj për t’u ulur drejt.

Bëni lëvizje

Nëse nuk ngriheni nga karrigia gjatë gjithë ditës, atëherë do të keni probleme shëndetsore. Nëse nuk keni kohë të shkoni në palestër pas orarit të punës, bëni një pushim, shmangni ashensorin, ecni gjithmonë shkallët dhe ngrihuni herë pas here për të lëvizur.

Drekoni jashtë zyrës

Ju mund të drekoni edhe brenda zyres. Por mos e bëj atë. Duke dalë nga zyra dhe duke shkuar për drekë, ju bëni një pushim fizik dhe një pushim në tru.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.