A varet suksesi vetëm nga ne?

622

Të gjithë duan të jenë të suksesshëm në çdo fushë. Por, dëshira është diçka, mundësitë dhe aftësitë janë diçka tjetër.

Jo rrallë herë ndodh që ne të bëjmë shumë përpjekje për diçka dhe në fund dështojmë. Dhe atëherë dyshimet rriten – A thua vallë suksesi varet vetëm nga unë? Pse ndodhi kjo? Kush është fajtori i vërtetë?

Përgjigjja për këtë pyetje nuk është e lehtë, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të fillojmë nga vetja, të rivlerësojmë sa dimë, sa duam dhe sa jemi të gatshëm të investojmë. A do të heqim dorë apo do të provojmë përsëri?

Është shumë e thjeshtë dhe e lehtë të fajësohet dikush tjetër, të zhvendoset faji për rrethanat të caktuara dhe të kërkoni fajtorin diku tjetër. Është e vështirë të thuhet se ne jemi fajtorë për atë që ndodhi ose nuk ndodhi.

Si mund të ndërtojmë një version më të mirë të vetvetes që do të arrijë të gjejë një përgjigje të përshtatshme për këtë pyetje?

Ne kemi nevojë për disa gjëra:

njohjen e vetvetes
gatishmëri
qëndrueshmëri
kurreshtje më të madhe
krijimin e lidhjeve

Pse?

Nëse nuk e njohim sa duhet veten dhe çfarë duam në të vërtetë, nuk do të dimë si të veprojmë dhe çfarë të synojmë në mënyrë që të jemi të lumtur.
Nëse nuk jemi kurioz, do të pengohemi dhe do të humbasim shumë nga jeta jonë.
Nëse nuk kemi udhëzime, do të kalojmë nga gabimi në gabim, dhe kjo do të sjellë vetëm pakënaqësi më të madhe.
Asnjëherë nuk e dimë se çfarë sjell jeta, kështu që duhet të jemi të përgatitur.
Në atë mënyrë, ne do të kapërcejmë lehtësisht të gjitha sfidat përpara.

Nëse ne nuk krijojmë marrëdhënie me njerëzit rreth nesh, ne do të mbetemi bosh, të pafuqishëm dhe më e rëndësishmja nuk kemi me askënd që t’i ndajmë momentet qofshin të lumtura ose të pikëlluara.

Neve na mbetet të japim më të mirën e mundshme , të jemi të kënaqur para se t’i njohim rezultatet. Ndonjëherë suksesi është pikërisht në përpjekjen, në aftësinë për të gjetur kënaqësi dhe lumturi në vetë gjurmimin.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.