Dobitë e të lexuarit

1,917

Studimi i kryer në mbi 3,635 personave të moshës mbi 50 vjeç ka mundësuar ekzaminimin e tre grupe njerëzish:
1.Ata që nuk lexojnë libra,
2.Ata që lexojnë të paktën tre orë e gjysmë në javë, dhe
3.Ata që lexojnë më shumë se tre orë e gjysmë në javë.

Rezultati ishte se grupi i tretë ishin më të lumtur dhe të suksesshëm në jetë.

Më poshtë do ju sjellim disa studime sesi ndikon leximi në jetën tonë.

Të lexuarit dhe të apasionuarit pas leximit, veçanërisht librave, është pra një zakon i shkëlqyeshëm dhe i këndshëm që është i mirë për mendjen, zemrën dhe … gjithashtu zgjat jetën!

Nga ky studim i fundit doli se leximi mund të na bëjë të jetojmë më gjatë, por ka disa studime të tjera në literaturën shkencore, të cilat kanë nxjerrë në pah efekte të ndryshme të dobishme të leximit në shëndetin tonë.

Studiuesit e “American University” nuk kanë dyshime për të, leximi dhe përballja me problemet e personazheve është si një terapi dhe mund të na ndihmojë të kapërcejmë edhe pengesat tona. Një efekt i vërtetë terapeutik më anë të leximit është demonstruar dhe në disa klinika ku ekziston një “biblioterapi” ose “terapi librash” e cila përdor përdorimin e librave për lexim si një kurë dhe terapi, për t’i ndihmuar ata që janë në vështirësi të përmirësohen falë leximit.

Sipas “Universitetit të Sussex”, leximi ul stresin deri në 68%. Studimi i realizuar nga disa vullnetarë të angazhuar në aktivitete të njohura për relaksim si ecja, leximi dhe sporte të ndryshme, ka treguar se përkushtimi ndaj një libri është ilaçi më i mirë kundër ankthit dhe stresit.

Lidhja e ndjenjave me personazhet (të librave), dhe me peripecitë me të cilat përballen ato na ndihmojnë të përmirësohemi edhe në marrëdhëniet tona me të tjerët. Universiteti i Buffalo ka vërtetuar se ata që lexojnë që në moshë të re janë më të aftë në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Leximi përmirëson jetën dhe cilësinë e ekzistencës sonë: një studim ka treguar sesi aftësitë mendore të lexuesve bien më ngadalë sesa ajo e atyre që nuk i janë përkushtuar kurrë këtij aktiviteti. Duket gjithashtu se leximi kundërshton Alzheimerin sepse forcon kujtesën.

Lexuesit e rregullt, për shembull, janë në gjendje të kuptojnë më lehtë njerëzit e tjerë dhe të jenë më empatikë. Leximi i librave me kënaqësi, ju bën më të zgjuar. Leximi i librave ndihmon në luftimin e stresit, ju bën të guximshëm, përmirëson kujtesën, përqendrimin, rrit funksionet e trurit, pasuron fjalorin tonë, njohuritë tona dhe shumë më tepër.

“Librat janë ushqimi i rinisë dhe gëzimi i pleqërisë.”

“Edhe nëse nuk lexoni, qëndroni pranë kujtdo që e bën atë. Për dallim nga pirja e duhanit, qëndrimi i tillë ju bën shumë mirë “
(E vendosur para hyrjes së një biblioteke)

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.