Uber blen 47% të Cornershop

177

Uber bleu një shumicë aksionesh në start up-in  e shpërndarjes së ushqimeve Cornershop dy vjet më dhe tani po merr përsipër 47% e  mbetur, raporton CNBC.

Shuma e transaksionit nuk dihet, por aksionet e Uber në fillim të javës u ulën për 2.47%.

Cornershop aktualisht ofron shërbime në Shtetet e Bashkuara, Peru, Brazil, Kolumbi dhe Kanada

“Uber zotëronte tashmë rreth 50% të Cornershop dhe ne pamë se si puna së bashku mund të arrinte rezultate të mëdha, të tilla si pushtimi i Brazilit, ku u bëmë udhëheqës të tregut. “Por për të përdorur potencialin e plotë të partneritetit tonë, ne duhet të funksionojmë si një kompani,” tha Oscar Hertonson, themelues i Cornershop.

Transaksioni pritet të finalizohet në korrik.

Uber po përqendron përpjekjet e saj në segmentin Eats, i cili ka qenë veçanërisht i spikatur në pandemi.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.