Turqia prodhon veturën elektrike vendore

787

Përpjekjet e kohëve të fundit të Turqisë për të prodhuar teknologji bashkëkohore po japin rezultatet e dëshiruara. Një ndër projektet që pritet të ketë hov të madh në dekadat që do të vijnë është edhe vetura elektrike, dhe Turqia po arrin të jetë në hap me këtë trend.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë të Republikë së Turqisë Mustafa Varank, ka informuar se prezantimi i prototipit të veturës së parë elektrike vendore do të del në publik në datën 27 Dhjetor dhe në këtë prezantim do të merr pjesë edhe Presidenti Erdogan. Prezantimi i kësaj veture ishte e planifikuar me datë 17 Dhjetor, mirëpo për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentit Erdogan u anulua.

Prodhimi i kësaj veture është marrë përsipër nga Grupi i Iniciativës Automobilistike të Turqisë (TOGG), ku në këtë prodhim marrin pjesë firma të ndryshme.. Ndërsa projektimi i këtij modeli është bërë nga firma me famë botërore e themeluar nga Sergio Pininfarina, të cilët njëkohësisht janë edhe dizajnues të Ferrari dhe Lamborghini.

Nuk ka detaje zyrtare rreth automobilit përveç që pritet të jetë model SUV ku edhe ministri Varank ka publikuar foto në profilin e tij në instagram para veturave të cilat kanë qenë të mbuluara. Edhe pse nuk janë dhënë detaje rreth dizajnit të modelit SUV, nëpër portale të Turqisë dolën disa fotografi të cilat mendohen të jenë të automobilit në fjalë.

Vetura elektrike e modelit SUV pritet të ketë një bateri e cila me një mbushje do të ketë interval prej 500km, ndërsa vetura do të ketë opsionet 4×2 dhe 4×4 dhe pritet të del në shitje vitin e ardhshëm. Çmimi i kësaj veture mendohet të jetë rreth 23.000 deri 30.000 €

TOGG ka informuar se do të prodhohen edhe 4 modele tjera viteve në vazhdim.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.