Perfeksionizmi

876

Aktualisht, në shoqërinë në të cilën jetojmë, secilit prej nesh nxitet vazhdimisht të përmirësojë performancën e tij në mënyrë që të marrë rezultate më të mira në vendin e punës, në studim, por edhe në marrëdhëniet shoqërore, në kujdesin për pamjen fizike, etj…
Përveç këtyre presioneve të jashtme, shumë njerëz perceptojnë gjithashtu një kërkesë të fortë të brendshme për të arritur ose mbajtur nivele të caktuara të përsosshmërisë.

Po flasim pikërisht për perfeksionizmin që përkufizohet si “tendenca për të konsideruar çdo papërsosmëri të papranueshme”. Në fakt, ajo që i dallon ata që manifestojnë perfeksionizëm, është pikërisht fakti që standardet e tyre janë të paarsyeshme dhe tejmase në krahasim me mundësit e tyre reale, poshtu te ata ekziston një shqetësim i ekzagjeruar nga të bërit gabime, pasiguri, nevojë për organizim dhe pritje të tepërta etj. Këta njerëz, përjetojnë çaste të shpeshta të zemërimit intensiv, agresionit dhe vështirësive të marrëdhënieve që pasojnë, gjithashtu mund të çojë në probleme depresioni.

Më në fund, kemi edhe perfeksionizëm të imponuar shoqëror kur personi gabimisht beson se të tjerët janë duke pritur dhe shpresuar nga ai arritje të hatashme dhe suksese të larta, dhe si pasoj e kësaj, përmbushja e këtyre pritjeve është mënyra e vetme për të marrë miratimin e tyre.  Siç mund të imagjinohet lehtë, ky qëndrim mund të çojë në nervozizëm ekstrem, depresion dhe fobi sociale (nga frika se mos gjykohen negativisht nga të tjerët).

Shihet e qartë se sa më të ngurta dhe të pamundura të jenë besimet e personit, aq më e lartë është probabiliteti që ato të mund të shkaktojnë probleme.  Perfeksionizmi, në shumë raste, mund të jetë bazë e shumë problemeve psikologjike, të tilla si ankthi shoqëror, çrregullime depresive, ndjenja të zemërimit dhe agresionit, vështirësi në marrëdhënie, obsesione, sjellje jokorrekte të ngrënies.

E vërteta është, askush nuk është i përsosur. Disa hapa të thjeshtë që mund ti praktikoni për të lehtësuar tendencat tuaja për të qenë gjithmonë perfektë:

• Të njoftoheni thellësisht me vetvetën për të kuptuar cilat janë pikat e forta dhe të dobëta.

• Mbani mend se nuk keni pse të jeni më të mirët për t’u ndjerë të dashur dhe të respektuar.

• Mundohuni të jeni më pak kritik ndaj njerëzve të tjerë.

• Rrethoni veten me njerëz që nuk janë aq të interesuar për të arritur status të lartë, para dhe sukses,që vlerësojnë miqësinë, familjen dhe papërsosmëritë.

• Nëse mendoni se keni nevojë për më shumë, gjeni një terapist për t’ju ndihmuar të kuptoni anët tuaja pozitive dhe negative.  Në psikoterapi do të mësoni të artikuloni dëshirat dhe dobësitë tuaja.  Duke zbuluar se kush jeni, si jeni bërë dhe çfarë dëshironi, presioni për të qenë perfekt do të ulet.



Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.