Trendet teknologjike të 2020 (Pjesa e Dytë)

348

Ekranët fleksibil

Pas telefonit të parë të lakueshëm që Samsung prezantoi në vitin 2019 me emrin Galaxy Fold. Një numër i njerëzve të cilët provuan këto telefona i dëmtuan ato dhe u bënë disa përmirësime para se të fillonte shitja. Më vonë, Motorola lansoi telefonin Razr. Megjithatë, disa njerëz u ankuan për çmimin e këtij telefoni.

Nga mesi i vitit 2019, Samsung synonte të prodhonte një telefon me ekran fleksibil dhe të aplikonte për ta patentuar atë. Një prodhues i madh i televizionit në Kinë u bashkua me konkursin dhe njoftoi në vitin 2020 se do të nisë pajisjen e parë të lakueshëm dhe produktet e tjera teknologjike.

Në vitin 2020, konkurrenca pritet të rritet dhe pajisjet teknologjike me ekranet fleksibël do të fillojnë të dalin në treg.

Vizioni kompjuterik

Vizioni kompjuterik është një sistem që mund të identifikojë elemente, vende, objekte ose njerëz nga imazhet vizuale të mbledhura nga një aparat fotografik ose sensori. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si smartfoni juaj zbulon se cila pjesë e figurës që kap është me fytyrë, dhe ndihmon në forcimin e teknologjisë siç është kërkimi i Google Image.

Në vitin 2020, pajisjet e vizionit kompjuterik pritet të rriten, të përhapen dhe të përdoren në automjete autonome brenda tendencave të vitit 2020 për të zbuluar rreziqet dhe për të ndërmarrë masa.

Realiteti i Zgjeruar

Pas idesë së Realitetit Virtual (VR) dhe produkteve të tij që datojnë nga viti 1955, u prezantua një përvojë dixhitale e quajtur Realitet i Zgjeruar (XR). Realiteti i Zgjeruar është ndërthurja e botës reale dhe virtuale me bashkëveprimin njeri-makinë.

Në vitin 2019,  megjithëse kishte zhvillime në lidhje me teknologjinë e Realitetit të Zgjeruar, këto zhvillime ishin të kufizuara në botën e argëtimit. Në vitin 2020, pritet që kjo teknologji të bëhet më e përhapur për trajnime dhe simulim, dhe do të ofrojë mënyra të reja për kompanitë që të bashkëveprojnë me klientët e tyre.

Teknologjia Blockchain

Blockchain është një libër dixhital që përdoret kryesisht për të regjistruar transaksione, për të siguruar nga një strukturë e koduar dhe e decentralizuar. Blockhain, i cili u soll në rend të ditës me bitcoin dhe tërhoqi vëmendjen e shumë sektorëve, u përdor në vitin 2019. Pas një kohe u pretendua se nuk ishte shumë e dobishme.

Që nga viti 2020, do të kryhej punë për sistemet e pagesave që mund të zëvendësojnë paratë. Nëse investitorët si FedEx, IBM, Walmart dhe Mastercard vazhdojnë të investojnë në teknologjinë blockhain, teknologjia blockchain pritet të bëhet më e përhapur në vitin 2020.

Përmblodhi dhe përktheu:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.