Si të promovoni biznesin tuaj me një buxhet të vogël

391

Marketingu për shumë pronarë të biznesit të vogël është vetëm një shpenzim shtesë i panevojshëm. Por në fakt marketing është një investim. Ja se si të zbatoni aktivitetet e marketingut që nuk do t’ju kushtojnë shumë.

Krijoni rrjet

Realiteti është që njerëzit duan të bashkpunojnë  me njerëzit që I  njohin. Mësoni   se ku mund të kontaktoni me një profil të njerëzve që mund të jenë të interesuar për produktet ose shërbimet tuaja. Rrjetëzimi kërkon përkushtim dhe kohë, dhe  nuk prodhon rezultate të menjëhershme, por një rrjet i fortë është një nga mjetet më të mëdha që çdo biznes mund të ketë.

Përdorni publicitet falas

Publiciteti ndërton vetëdijen për biznesin tuaj. Nëse e përdorni si duhet, mund të bëheni aktivë në komunitetin tuaj. Përdorni promovime falas të portalit në internet për të promovuar produktin ose shërbimin tuaj të ri, aktivitetet në vazhdim ose sponsorizimet.

Përdorni media sociale

Sot, nuk ka biznes që nuk duhet të pozicionohet në asnjë prej platformave sociale. Në varësi të fushës tuaj, ju keni mundësinë të zgjidhni platformën më të përshtatshme. Facebook dhe Linkedin janë të shkëlqyera për të postuar oferta speciale dhe për shitje, ndërsa Instagram është një vend i shkëlqyeshëm për të postuar foto që shfaqin dyqanin apo biznesin tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni opsione të paguara të fushatës, me mundësi të opsioneve për targetim.

Kyçuni në  organizatat locale

Si person afarist, është e rëndësishme të jesh i dukshëm në komunitet, veçanërisht nëse biznesi juaj ka një vendndodhje fizike dhe nuk është plotësisht në internet.

Ju nuk keni pse të mendoni shumë  kur bëhet fjalë për përpjekjet tuaja të marketingut. Mendoni në nivel lokal. Ç’farë po ndodh në komunitetin tuaj?

Sponzoroni  një ekip sportiv ose lini broshura në disa institucione hotelierike. Mendoni se ku klienti juaj ideal harxhon më shumë kohën, kështu që kërkoni mundësi që të kontaktoni me të përmes mesazhit tuaj të marketingut.

Kërkoni  referenca

Mos kini frikë të shikoni për referime të klientit. Shumë pak prej tyre do ta bëjnë vetë këtë iniciativë. Mësoni si të kërkoni referenca dhe bëni atë rregullisht. Rekomandimet nga klientët ekzistues e bëjnë më të lehtë rritjen e numrit të klientëve të rinj.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.