Si të jepni ndihmën e parë në rast ngulfatje te fëmiu

329

1. Lëreni fëmijën të kollitet
Nëse ai është duke kollitur apo duke bëre përpjekje për të vjellur do të thotë që rrugët e tij të frymëmarrjes janë bllokuar vetëm pjesërisht, kështu që ai nuk është plotësisht i privuar nga oksigjeni. Në këtë rast, lëreni të kollitet, pasi kollitja është mënyra më e mirë për të liruar rrugët e frymëmarrjes nga pengesat. (kjo mjafton në raste të bllokimit parcial)

2. Shikoni për shenja të ngulfatjes totale
Nëse foshnja nuk është në gjendje të qajë ose të bëjë zhurmë, rrugët e tij të frymëmarrjes janë bllokuar plotësisht dhe ai nuk mund të lirohet nga pengesat duke kollitur. Simptoma të tjera të mbytjes janë:
-Shtrëngim në fyt.
-Lëkura bëhet e kuqe ose blu.
-Buzët dhe thonjtë bëhen blu.
-Humbja e vetëdijes.

3. Mos u mundoni të hiqni trupin e huaj me duart tuaja
Çfarëdo që të bëni, mos u përpiqni kurrë të hiqni trupin e huaj duke i vendosur duart në fytin e fëmijës. Ju mund ta bëni trupin e huaj të shkon edhe më thellë ose të dëmtoni fytin e tij, (lejohet vetëm në raste kur trupi i huaj shihet qartë dhe lehtë mund të nxirret)

4. Telefononi ndihmën e shpejtë nëse është e mundur
Pasi të jeni siguruar që foshnja po ngulfatet, hapi juaj i ardhshëm është të telefononi shërbimet e urgjencës. Nëse foshnja është pa oksigjen për shumë kohë ose pa vetëdije, duhet të veproni shpejtë ngase për kohë të shkurt mund të dëmtohet truri dhe madje të vdes fëmiu.

Manovrat më efikase gjatë ngulfatjes për fëmiun në raste të bllokimit total të rrugëve të frymëmarrjes:

Goditje interskapulare (mes shpatullave)

  • Vendoseni pacientin në pozicion horitontаl duke e mbështetur barkun e fëmiut në parakrahun e tuaj kurse nofullën në dorën tuaj, në mënyrë që të krijoni një sipërfaqe të ngurtë;
  • Poziciononi fëmiun tuaj në mënyrë të pjerrtë, ashtu që koka e tij të jetë më poshtë sesa trupi;
  • Mbështetni parakrahin në kofshë tuaj;
  • Bëni 5 goditje të fuqishme në zonën mes shpatullave (interskapulare).

Shtypje torakale (në gjoksin e fëmiut)

  • Kapeni në pjesën okcipitale fëmiun dhe shtrije atë në një pozicion të shtrirë (barkun lart) në parakrahun tuaj, përsëri për të krijuar një sipërfaqe të drejtë .
  • Në pikën referuese në sternum, kryeni një kompresim të fuqishëm çdo 3 sekonda, 5 herë.
  • Për këtë seri gjestesh përdoren dy gishta, duke u kujdesur që ta mbani kokën gjithnjë në pozitë të drejtë.

Metodat e lartpërmendura vlejnë për fëmijët e moshës një vjeçarë.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.