Si e ndërtoi Tommy Hilfiger brendin më të njohur ne botë

691

Duket se Tommy Hilfiger asnjëherë nuk mërzitet nga roli i një prej stilistëve më të famshëm në botë, kjo pasiqë energjia dhe vullneti i tij duken pothuajse të pashtershme. Jo vetëm që është në krye të një prej markave më të mëdha në botë të modës, Hilfiger vazhdon të zhvillojë koleksione me yllin e Formula 1 Lewis Hamilton dhe është një mbështetës i madh i Javës së Modës në Londër dhe Këshillit Britanik të Modës. 

Më e rëndësishmja, ai është një ambasador i vërtetë i industrisë së tij, një projektues që kurrë nuk e vë veten përpara markës së tij dhe një njeri që ka qenë gjithmonë zëri i arsyes në një industri rrallë e njohur për stabilitetin e saj. 

Si arriti ai dhe marka e tij suksesin që kanë sot? 

“Dallimi më i madh mes industrisë së 40 viteve më parë, kur fillova dhe sot, është konkurrenca e madhe. Kompania Gucci prodhonte vetëm disa modele të protfoliove dhe disa rripa, Louis Vuitton vetëm valixhe, Prada disa çanta ndërsa Ralph Lauren prodhoi disa kravata. Ishte një treg krejtësisht tjetër, një botë krejtësisht tjetër. Tani të gjithë po krijojnë gjithçka që e vështirëson diferencimin e tregut, përveç nëse, sigurisht, e dini se çfarë jeni duke bërë. 

Në një mjedis ku ka kaq shumë konkurrencë, ku të gjithë prodhojnë gjithçka, ku të gjithë krijojnë çanta, të gjithë prodhojnë këpucë dhe atlete, si e ruan integritetin dhe veçon një pjesë të këtij tregu vetëm për veten tënde? Përgjigja ime është e thjeshtë: Unë mendoj se kam gjetur rrugën time. “Në fillim, ne donim që Tommy Hilfiger të ishte i arritshëm, argëtues dhe i pazakontë dhe me të vërtetë nuk jemi larguar nga jy koncept për 35 vitet e fundit.” 

Bota e modës amerikane ka qenë shumë e ndryshme që nga fillimi. 

“Në fillim, ne u mbështetëm vetëm në foto dhe revista për të plasuar produktet tona në treg, mirëpo tani me mediat sociale dhe internetin kemi shumë mundësi në dispozicion.” Marka e tij përfaqësohet në 100 vende dhe ka 2,000 dyqane. 

Disa këshilla për stil të mirë nga Tommy Hilfiger 

Madhësia e duhur është çelësi për të arritur një pamje të sofistikuar. 

Mbështetuni në thjeshtësinë. Mos përzieni shumë ngjyra, materiale dhe aksesorë të modës. Behu kreativ, mbështetju klasikës, por mos ki frikë të shtosh një pullë personale. Kushtojini vëmendje detajeve, ata janë çelësi i dukjes së mirë. 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.