Si e fitoi Muhammed Yunuz Çmimin Nobel

243

“Ëndëroni gjëra të mëdha, por çdoher filloni prej më të voglave”

Muhammed Yunus është një bankier nga Bangladeshi dhe profesor i ekonomisë. Autor i librit “Bankier to the Poor”. Ai është njëri nga ata që gjeti dhe zhvilloi konceptin e mikrokredisë. Yunuz është themeluesi i Grameen Bank. Në vitin 2006, Yunus-it dhe bankës  së tij u dha çmimi Nobel për përpjekjet e tyre për të krijuar zhvillim shoqëror dhe ekonomik. Për t’u rikthyer në vendlindje ai sakrifikon pozitën dhe mirëqenien ekonomike që kishte si ligjërues në Amerikë, duke vendosur të shërbej në Universitetin Chittagong Bangladesh.

Në vitin 1976, gjatë vizitave në familjet më të varfra në fshatin Jobra pranë Universitetit Chittagong, Yunus zbuloi se “huatë” shumë të vogla mund të bënin një ndryshim marramendes për një person të varfër. Gratë fshatare që bënin mobilje bambu duhej të merrnin kredi për të blerë bambu dhe t’u shlyenin huadhënësve fitimet e tyre. Bankat tradicionale nuk dëshironin të bënin hua të vogla me interes të arsyeshëm për të varfërit për shkak të rrezikut të lartë të mospagimit.  Por, Yunus-i besoi se, duke pasur shansin të filloj me këtë aksion, dha hua 27 dollarë të parave të tij 42 grave në fshat, të cilat bënë një fitim prej 0,50 BDT (0,02 dollarë amerikanë) kështu që, të varfërit do të paguajnë paratë dhe përfundimisht mikrokredia do ishte një model i qëndrueshëm biznesi.

Në Dhjetor 1976, Yunus më në fund siguroi një hua nga qeveria Janata Bank për t’u dhënë hua të varfërve në Jobra. Institucioni vazhdoi të funksionojë duke siguruar hua nga bankat tjera për projektet e tij. Deri në vitin 1982, ai kishte 28,000 anëtarë. Më 1 tetor 1983, pilot projekti filloi punën si një bankë e plotë për Bangladeshinët e varfër dhe u quajt Grameen Bank (“Banka e Fshatit”). Deri në korrik të vitit 2007, Grameen kishte lëshuar 6.38 miliardë dollarë amerikanë në 7.4 milion huamarrës. Për të siguruar ripagimin, banka përdor një sistem të “grupeve të solidaritetit”. Këto grupe të vogla informale aplikojnë së bashku për kredi dhe anëtarët e saj veprojnë si bashkë-garantues të ripagimit dhe mbështesin përpjekjet e njëri-tjetrit për vetë-avancimin ekonomik.

Në fund të viteve 1980, Grameen filloi të diversifikohej duke marrë pjesë në pellgjet e peshkimit të papërdorura dhe pompat e ujitjes si puse të thella. Në 1989, këto interesa të larmishëm filluan të rriteshin në organizata të ndara. Projekti i peshkimit u bë Grameen Motsho (“Fondacioni i Peshkimit Grameen”) dhe projekti i ujitjes u bë Grameen Krishi (“Fondacioni i Bujqësisë Grameen”). Me kalimin e kohës, iniciativa Grameen u rrit në një grup shumëplanësh të sipërmarrjeve fitimprurëse dhe jofitimprurëse, duke përfshirë projekte të mëdha si Grameen Trust dhe Grameen Fund, i cili drejton projekte të kapitalit si Grameen Software Limited, Grameen CyberNet Limited dhe Grameen Knitwear Limited, si dhe Grameen Telecom, i cili ka një aksion në Grameenphone (GP), kompania më e madhe private e telekomunikimit në Bangladesh.

Suksesi i modelit mikrofinanciar Grameen, frymëzoi përpjekje të ngjashme në rreth 100 vende në zhvillim dhe madje edhe në vendet e zhvilluara duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Shumë projekte të mikrokredisë mbajnë theksin e Grameen për të dhënë hua grave të papunë. Më shumë se 94% e kredive Grameen u janë dhënë grave, të cilat vuajnë në mënyrë disproporcionale nga varfëria.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.