Përshtatja e përcaktorëve të gjymtyrëve homogjene

372

Përcaktorët e përshtatur, kur i referohen gjymtyrëve homogjene të numrit shumës, vihen natyrisht në shumës dhe në trajtën e gjinisë së këtyre gjymtyrëve.

Kur gjymtyrët homogjene janë të numrit shumë dhe të gjinive të ndryshme, përcaktori mbiemër ose përemër me përdorim mbiemëror vihet në trajtën e gjinisë së gjymtyrës homogjene më të afërt:

Jashtë nxënësit, vajza dhe djemtë e vegjël kishin nisur tu binin çiftelive dhe fyejve. Të rinjtë dhe të rejat tona marrin pjesë gjallërisht ne proceset e demokratizimit.

Kur gjymtyrët homogjene janë në njëjës a të së njëjtës gjini, përcaktori i tyre vihet në njëjës dhe në gjinisë e tyre:

Rrugët dhe rrugicat zienin nga lëvizja e nga varavingo e pandërprerë e qindra njerëzve.

Kur gjymtyrët homogjene janë të numrit njëjës e shumës ose të gjitha të numrit njëjës dhe gjinish të ndryshme, përcaktori i përshtatur i tyre vihet në numrin dhe gjininë e gjymtyrës homogjene më të afërt:

Ai tregoi një durim dhe urtësi shembullore. E kishte bëre me ne durim dhe dashuri të madhe si kurrë ndonjëherë. Është një kënaqësi dhe gëzim i veçantë për ne të takohemi me mësuesin tonë të vjetër. Ju treguat një durim dhe urtësi shembullore. Në punën dhe jetën e përbashkët brumosen konceptet dhe morali i lartë.

Në të tilla kushte nuk gjen shprehje gramatikore dallimi midis lidhjes së përcaktorit me gjithë gjymtyrët homogjene dhe lidhjes së tij vetëm me gjymtyrën më të afërt, sepse, si në njërin, ashtu edhe në tjetrin rast, përshtatja bëhet vetëm me këtë të fundit. Këtu e ka arsyen edhe përsëritja herë-herë e përcaktorit mbiemër me çdo gjymtyrë homogjene, për të mënjanuar çdo paqartësi të mundshme, për të treguar se tipari i shprehur prej ty u referohet gjithë gjymtyrëve homogjene:

E kishte punuar me kujdes të veçantë dhe dashuri të veçantë.

Kur përcaktori me përshtatje, për një arsye a një tjetër, i takon të qëndrojë para gjymtyrëve homogjene që përcakton ai, të shumtën e herës duhet të përsëriten para çdo gjymtyre duke u përshtatur me të në numër dhe gjini:

Ai vazhdonte të përgjërohej me të njëjtin zjarr dhe me të njëjtën ndjenjë si dikur. Zgjodhi më të mirët fiq e më të mirat dardha.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.