Parimi Pareto që do t’ju ndihmojë të kurseni para

234

Ne të gjithë duam të kursejmë, dhe si ta bëjmë atë, si të planifikojmë të ardhurat dhe a është paga  e mjaftueshme për të mbuluar nevojat dhe dëshirat tona, mund të përdoret formula e kursimeve 80/20 e cila është  krijuar sipas të ashtuquajturit parimi Pareto.

Metoda Pareto u zbulua për herë të parë nga ekonomisti italian Wilfredo Pareto në 1897, duke vërtetuar se gjërat funksionojnë në një mënyrë të joekuilibruar, por matematikisht shprehëse.

Sugjerimi është ky: Rregulli është të kursejmë 20% prej të ardhurave neto dhe pastaj të shpenzojmë pjesën tjetër (50% në atë që e kemi të patjetësuar, plus 30% në ato që duam, dhe gjithçka që fundi bën 80% të konsumit).

Nëse tejkalojmë 80% të asaj që na nevojitet dhe asaj që duam, konsiderohet se ne harxhojmë më shumë sesa kemi mundësi dhe kjo mund të jetë një arsye për huazim.

Si të aplikoni formulën e kursimit të parave?

Për ata për të cilët buxhetimin  nuk e kanë anë të  fortë, kjo formulë mund të jetë zgjidhja.

Një nga këshillat është të rregulloni stilin e jetës tuaj, të gjeni një ekuilibër midis shpenzimeve dhe kursimeve dhe të kujdeseni për të ardhmen.

Parimi Pareto nënkupton që është shumë e rëndësishme të përcaktohen saktë nevojat dhe dëshirat.

Një rregull i rëndësishëm është që të jeni elastik ndaj dështimit dhe mund të mos funksionojë për të gjithë, pasi njerëzit kanë stile të ndryshme jetese, shpenzime dhe kursime, qëllime, gjendje shpirtërore dhe nivele të të ardhurave.

Për disa, formula e kursimeve 80/20 mund të jetë sfiduese. Është e rëndësishme të provohet, por edhe të ushtrohet. Ushtrimi është i rëndësishëm për të gjithë, për të qenë më të suksesshëm në menaxhimin e financave tuaja dhe kështu që në fund, investimi dhe shlyerja e të gjitha borxheve tuaja të jetë më e lehtë, si dhe kursimet tuaja.

Burimi: Biznisinfo.mk

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.