Nëse hani dy banane në ditë për një muaj, këto 6 gjëra të mahnitshme do t’ju ndodhin!

335

Nëse ngrënia e dy bananeve në ditë bëhet rutina juaj për një muaj, trupi juaj do të jetë përgjithmonë mirënjohës.
Bananet janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Nutricionistët pretendojnë se nëse hani vetëm dy banane në ditë për një muaj, do të bëni një punë të shkëlqyeshme për trupin dhe shëndetin tuaj.

1. Humor më i mirë

Ky frut i verdhë përmban përbërësin triptofan, një lloj proteine ​​që trupi shndërron në serotonin, i njohur si hormoni i lumturisë. Falë tij, ajo depërton më shpejt në tru dhe humori ynë përmirësohet, domethënë bëhemi më të lumtur. Përveç kësaj, serotonina ka një efekt qetësues dhe përmirëson gjumin.

2. Ndihmon tretjen

Ky frut është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, kështu që rregullon të gjitha problemet e zorrëve. Nëse hani një banane para një vakti, nuk do të keni problem me tretjen. Kjo sepse, megjithëse shumë mendojnë ndryshe, bananet nuk duhet të fajësohen për kapsllëkun. Përkundrazi, ata rregullojnë dhe përshpejtojnë sistemin e tretjes.

3. Rregullon presionin e gjakut

Ato përmbajnë shumë pak natrium, por janë plot kalium, i cili është i shkëlqyeshëm për rregullimin e presionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Shkencëtarët pretendojnë se konsumimi i përditshëm i bananeve mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër deri në 40%.

4. Ngarkoheni me energji

Kur ndjeheni të lodhur dhe të rraskapitur, kërkoni zgjidhje te një banane. Për shkak të fibrave që ato përmbajnë, ato do t’ju japin energjinë e nevojshme. Mjafton të themi se atletët konsumojnë rregullisht banane për të arritur rezultate më të mira. Përkatësisht, magnezi që gjendet në këtë frut është i shkëlqyeshëm për rritjen e muskujve.

5. Një ilaç për acidet

Bananet janë një burim i mirë anticidev, të cilat shërbejn për shërimin nga acidet e dëmshme. Përveç kësaj, nëse trupit tuaj i mungon hekuri, bananet mund të ndihmojnë. Lënda e bananeve stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës, kështu që ato ndihmojnë dukshëm tek individët anemikë.

6.  Për një kujtesë dhe përqendrim më të mirë

Studentët që hanë banane në mëngjes, dhe pas drekës kanë një përqendrim dukshëm më të lartë, thonë shkencëtarët. Kjo për shkak se kaliumi nga bananet stimulon funksionimin e trurit, lehtëson të mësuarit dhe kujtesën.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.