Inflacioni dhe kursi i devizave

622

Inflacioni si proces i rritjes së përgjithshme të çmimeve dhe rrjedhave të punës, pa dallim se vallë bëhet fjalë për inflacion të fshehur ose të hapur, përkatësisht për inflacion monetarë, të shpenzimeve, strukturorë etj. ai ka ndikime negative mbi kursin e devizave të valutës vendase.  

Inflacioni për shkak të shfaqjes së disparitetit të çmimeve vendase dhe të atyre në tregjet e shteteve të huaja, ai rregullisht shkakton rritjen joreale dhe të tepruar të kursit të devizave në shtetet tek të cilat sundon kursi i fiksuar të devizave, i cili kursin e devizave varet prej faktorëve vijues: 

  • Disparitetit dhe dinamikës së çmimeve vendase dhe çmimeve në tregjet e shteteve të huaja;  
  • Lëvizjes së shpenzimeve të biznesit në ekonomi;  
  • Ekspansioni monetarë ose restrikcionet që përcjellin inflacionin në një shtet;  
  • Pritjeve inflatore;  
  • Faktorët psikologjik në drejtim të ndryshimeve të pritura të kursit të devizave (depreciacioni i anticipuar);  
  • Lëvizja e kurseve të devizave në tregjet e shteteve të huaja;  
  • Vendimi i qeverisë dhe masat e politikës makroekonomike të shteteve të tjera me të cilat pretendohet mbrojtja ose devalvimi i valutës së shtetit të tyre;  
  • Mundësitë e plasmanit të parave vendase në forma të tjera të aktive profit sjellëse dhe aktive në kushte të inflacionit;  
  • Besimi në masat qeveritare dhe politikës ekonomike në shtet në raportet e inflacionit dhe kursit të devizave, dhe etj.  

Nëse, në kushte të rritjes së përshpejtuar të çmimeve Vendore krahas lëvizjes së çmimeve në tregjet e shteteve të huaja. Pretendohet të ruhet kursi zyrtarë dhe fiksuar të devizave, atëherë kursi i valutës vendase shpejtë fiton vlera jo reale dhe të tepërta. Kursi I tillë kufizon eksportin dhe stimulon importin, që rezulton keqësimin e shpejtë të bilancit pagesor. 

Kursi i devizave, kryesisht përcaktohet përmes metodës së paritetit të fuqive blerëse. Nëse fuqia blerëse e parave vendase, të konvertuar në deviza në tregjet e huaja, pas kaplimit të inflacionit në shtet, shënon rënie, atëherë kursi i devizave është jo real. Adaptimi i kursit të parave vendase realizohet përmes devalvimit ose me adaptime permanente. 

Raporti në mes shkallës së inflacionit, kamatave dhe kursit të devizave, përcakton sjelljen e të gjithë subjekteve që disponojnë me paratë dhe të ardhurat vendase. Prej raportit të tyre varet se vallë paratë do të fokusohen në shpenzimet rrjedhëse, kursimet tek bankat, blerjen e letrave me vlerë në tregjet financiare (aksione ose obligacione), përkatësisht vallë ato do të shndërrohen në deviza, të cilat në kushte të mosbesimit në bankat dhe në kushte të pasigurisë do të tezaurohen, përkatësisht do të derdhen në shtetet e huaja.  

Faktori themelorë në formimin e këtij raporti në mes tre instrumenteve themelore është sjellja e inflacionit që gjeneron sjelljen e kamatave (tentimi që të krijohet një shkallë reale dhe pozitive të interesit) si dhe sjellja e kursit të devizave (kursi real i devizave që arrihet përmes adaptimit të shpejtë). 

Çdo subjekt financiarë dhe ekonomik, tenton që të zbuloj dhe përcjeII raportet e ndërsjella të këtyre tre parametrave, që u shërbejnë sjeIIjes afariste dhe marrjes së vendimeve gjatë shfrytëzimit të parave dhe kapitalit monetarë. 

Përmblodhi dhe përshtati ;

STUDENTET.MK

Comments are closed.