Në Rritjen E Potencialit… veprim dhe progres

515

Edhe pse vendosja e qëllimeve, programimi dhe burimet e energjisë janë karburanti për arritjen e potencialit tonë, asgjë nuk ndodh deri sa ne nuk ndërmarrim veprim. Veprimi është gjëja e vetme që i diferencon ata që arrijnë lartë prej atyre që vetëm ëndërrojnë dhe shpresojnë. Këtu po jua paraqesim karakteristikat më të rëndësishme të fazës vepruese gjatë arritjes së qëllimeve.

Përgatitja

            Koha e shpenzuar në përgatitje është një parathënie e rëndësishme për një veprim efektiv. Disa nga teknikat e përgatitjes janë ato që i përdorin sportistët profesionalë. Ekzistojnë 5 teknika që ata shpesh i përdorin për ta përgatitur veten e tyre për një ndeshje, edhe atë:

  1. përgatitja: e pajisjeve, materialit dhe vetvetes;
  2. përshtatja: ndrysho sipas kohës, vendit dhe humorit;
  3. stërvitja: ushtrimi i disa lëvizjeve të thjeshta përfundimtare;
  4. vetëdijesimi: përcaktimi i rezultateve të pritura të punës;
  5. përqendrim i relaksuar: të besosh se puna jote më e mirë është kryer kur je i relaksuar dhe i fokusuar.

Fokusimi

            Fjala “fokus” rrjedh nga gjuha latine që do të thotë vatër apo zjarr. Në kohërat e lashta, zjarri ka qenë në qendër të shtëpisë. Ekzistojnë 2 lloje të fokusit. Fokus i fortë – kur koncentrohemi në qëllimin tonë me tërë vëmendjen tonë. Atëherë kemi vizion të tunelizuar. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Fokus i butë – është e kundërta e fokusit të fortë dhe na lejon që ta hapim përkujdesjen tonë dhe ta përfshijmë tërë mjedisin që lidhet me qëllimin tonë. Në këtë rast jemi të kujdesshëm ndaj të gjitha mundësive. Madje jemi edhe të kujdesshëm për të qenët i kujdesshëm.

            Kur e drejtojmë të menduarit tonë drejt përjashtimit të marrëzirave dhe diversioneve, gradualisht e gjejmë veten të zhytur vetëm në një kah. Deri te kjo pikë mund të arrijmë vetëm duke i lënë mendimet e së kaluarës dhe duke u brengosur për të ardhmen.

Angazhimi

            Nëse besimi është veprim mendor që na mundëson t’i arrijmë qëllimet tona, angazhimi është veprimi fizik që na konfirmon besimin tonë. Shumë njerëz arrijnë deri te besimi – besimi se do të mund ta bëjnë, por hezitojnë kur vjen puna te angazhimi. Ata preferojnë të ikin nëse gjithçka shkon mbrapsht. Kur e angazhon vetveten për para, gjëra materiale, kohë, energji dhe për vetveten, ti bie në errësirë. Vetëm kur plotësisht angazhohesh, krijohet energji e plotë që do të ndihmojë.

Durimi

            Për shumë njerëz që e kanë vendosur ndonjë qëllim që me pasion e dëshirojnë, pranimi se “çdo gjë e kërkon kohën e duhur” është leksion i vështirë për ta mësuar. Ata dëshirojnë t’i përshpejtojnë gjërat, të nxitojnë tek ato, t’i kryejnë shpejtë dhe të lëvizin. Durimi na mëson neve se, për t’i bërë gjërat në mënyrë të sigurt, duhet të punojmë me ritëm dhe jo me dhunë. Një ekip rremtarësh nuk mund ta fitojë një garë varkash thjesht duke e vozitur varkën shpejt. Porse, ato duhet të vozisin në të njëjtën kohë të gjithë së bashku dhe kjo nënkupton se s’mund të vozisin shpejt.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.