Mite mjekësore rreth diabetit

316

Globalisht, diabeti po bëhet gjithnjë e më i përhapur, ashtu si mitet dhe idetë e gabuara që e rrethojnë atë. Këtu do të diskutojmë 10 nga këto të pavërteta të përsëritura.

Ngrënia e sheqerit shkakton diabet
Ngrënia e sheqerit nuk shkakton direkt diabet. Sidoqoftë, konsumimi i një diete me sheqer mund të çojë në mbipeshë, i cili është faktorë rreziku për diabetin e tipit 2. Ky është një mit i zakonshëm, sheqeri në vetvete, megjithatë, nuk është një faktor shkakësor.
Një studim i madh i botuar në 2013 zbuloi se konsumimi i pijeve gazuese treguan një rrezik më të lartë në paraqitjen e sëmundjes. Studimi nuk e gjeti këtë lidhje në raport me pijet e tjera, të tilla si pijet e ëmbëlsuara artificialisht dhe lëngjet e frutave.
Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë pse disa njerëz zhvillojnë diabet tip 1, dhe të tjerët jo. Sidoqoftë, ushqyerja nuk është një faktor rreziku.

Diabeti nuk është sëmundje serioze
Për shkak se diabeti është kaq i zakonshëm, disa njerëz besojnë se nuk është një sëmundje serioze. Kjo është e pasaktë. Nuk ka shërim për diabetin dhe ka një mori ndërlikimesh që mund të ndodhin nëse një person nuk e menaxhon mirë gjendjen.
Ndërlikimet përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, dëmtime nervore, dëmtime të veshkave, verbëri, gjendje të lëkurës dhe dëmtim të dëgjimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se diabeti shkaktoi vdekjen e 1.6 milion njerëzve në 2016.

Diabeti prek vetëm njerëzit me mbipeshë trupore
Mbipesha është faktorë rreziku për diabetin e tipit 2 dhe diabetin gestacional, por sëmundja mund të prek njerëzit me çdo peshë. Diabeti tip 1 nuk ka lidhje me peshën trupore.

Obeziteti çon gjithmonë në diabet
Megjithëse mbipesha rrit rrezikun e diabetit, nuk çon në mënyrë të pashmangshme në sëmundje.

Diabeti gjithmonë çon në verbëri dhe amputim
Fatmirësisht, ky është një mit. Ndërsa është e vërtetë që diabeti mund të çojë në verbëri dhe amputime në disa raste, nuk është e pashmangshme. Dhe për individët që administrojnë me kujdes gjendjen e tyre, këto rezultate janë të rralla. Ekspertët kanë identifikuar disa faktorë rreziku që rrisin gjasat e përjetimit të ndërlikimeve të lidhura me diabetin. Këto përfshijnë mbipeshën, pirja e duhanit, pasiviteti fizik, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Personat me diabet nuk duhet të ngasin makinën
Paraqitja e diabetit nuk do të thotë automatikisht që dikush duhet të ndalojë shfrytëzimin e makinës. Nëse po përjetoni ndërlikime të lidhura me diabetin, duhet të punoni ngushtë me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor të diabetit për të zbuluar nëse diabeti ndikon në aftësinë tuaj për të drejtuar makinën.

Prediabeti gjithmonë çon në diabet
Prediabeti është një gjendje ku nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta se normale, por jo mjaft të larta për tu klasifikuar si diabet. Nëse lihet i pakontrolluar, prediabeti mund të zhvillohet në diabet tip 2. Sidoqoftë, ndryshimet në stilin e jetës mund të kthejnë rrjedhën. Aktiviteti i rregullt fizik dhe një dietë më e shëndetshme mund të ndalojë diabetin në gjurmët e tij.

Personat me diabet nuk mund të jenë aktivë
Edhe një herë, kjo është e pavërtetë. Në fakt, stërvitja është një komponent i rëndësishëm në menaxhimin e diabetit. Ndër të tjera, stërvitja ndihmon në humbjen e peshës dhe ul presionin e gjakut, të dy këta janë faktorë rreziku për komplikime. Mund të ndihmojë gjithashtu trupin të përdorë më mirë insulinën.

Ju mund të ‘kapni’ diabetin
Ky është një mit. Patogjenët nuk shkaktojnë diabet, kështu që një person nuk mund ta kalojë atë tek dikush tjetër. Mjekët e klasifikojnë atë si një sëmundje jo ngjitëse.

Disa produkte natyrore kurojnë diabetin
Aktualisht, nuk ka shërim për diabetin. Çdo pretendim se një produkt mund të shërojë diabetin është i rremë. Shumë produkte bimore ose natyrore nuk do të bëjnë shumë ose aspak dhe, në disa raste, ato mund të shkaktojnë dëm.

Diabeti është një sëmundje komplekse, por e zakonshme. Ndërsa përhapja e saj rritet, është thelbësore që të përmbysim mitet që e shoqërojnë atë.

PËRGATITI DHE PËRSHTATI:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.