Kush fiton dhe kush humb në kohë inflacioni

251

Inflacioni në muajt e fundit është një term që, për fat të keq, e dëgjojmë shpesh. Një rritje e përgjithshme e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve mund të jetë një humbje e madhe për disa, ndërsa të tjerë mund të rrisin pasurinë e tyre në kurriz të inflacionit.

Pandemia ka çuar në një sërë situatash ekstreme në ekonominë botërore gjatë një viti e gjysmë të kaluar. Ndonëse në fillim dukej se këto janë probleme afatshkurtëra, tani duket se ndoshta do të zgjasin shumë, shkruan Tportal.

Kur vlera e një monedhe bie, ajo mund të ketë pasoja shumë më të mëdha për disa individë sesa për të tjerët. Faqja e internetit Bankrate liston se kush është më i prekur nga inflacioni dhe kush është më pak i prekur.

Fituesit e inflacionit

Huamarrësit e kredive me normë fikse

Sipas Mark Tom, profesor i ekonomisë në pension në Universitetin e Oregonit thotë: çdo pronar i borxhit të madh me normë fikse përfiton në kohë inflacioni. Në këtë rast, norma e interesit përcaktohet në momentin e lidhjes së kontratës dhe nuk ndryshon me kalimin e kohës. Sipas tij, prona e paluajtshme është gjithashtu një mbrojtje e mirë ndaj inflacionit, pasi me kalimin e kohës ajo ruan vlerën e saj.

Investitorët në aksione

Sipas Bankrate, aksionerët janë deri diku të mbrojtur nga inflacioni. Të njëjtët faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimeve të mallrave ndikojnë edhe në rritjen e vlerës së kompanisë. Shumë varet edhe nga biznesi në të cilin kompania operon.

Investitorët në lëndët e para

Greg McBride, analisti kryesor financiar në Bankrate, tha se blerja e aksioneve që mund të ruhen, si ari, është gjithashtu një mbrojtje e mirë kundër inflacionit. Disa ekspertë financiarë besojnë se bitcoin është një formë dixhitale e arit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë atë.

Humbësit e inflacionit

Kursimtarët

Në kohë inflacioni, humbësit përfshijnë kursimtarët, pasi paratë që ata lënë mënjanë humbasin gradualisht vlerën vit pas viti.

Pensionistët

Kur norma e inflacionit është e lartë, ajo reflektohet në paga më të larta dhe pensionistët nuk përfitojnë prej saj, thotë McBride. Kështu, inflacioni ndikon negativisht në aktivet e tyre.

Investitorët në obligacione afatgjata

Siç shpjegoi Tom, investitorët e obligacioneve zakonisht janë në disavantazh në kohë inflacioni. McBride shton se investitorët e obligacioneve mund të sigurojnë veten duke zgjedhur të investojnë në obligacione afatshkurtra me një indeks inflacioni.

Huamarrësit me norma interesi të ndryshueshme

Koha e inflacionit është e pafavorshme për marrësit e kredive që e shlyejnë atë me një normë të ndryshueshme interesi. Konkretisht, kësti për shlyerjen e kredisë rritet me rritjen e çmimeve, gjë që e bën shlyerjen e saj një barrë financiare në rritje për marrësit.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.