Inteligjenca emocionale është ajo që i ndan njerëzit e suksesshëm nga të tjerët

113

Kur Satya Nadella u emërua CEO i Microsoftit në vitin 2014,  nuk mburrej me  pikët e IQ apo arritjet intelektuale. Ai e kuptoi se të jesh lider nuk do të thotë vetëm të dish të gjitha përgjigjet; por ka  të bëjë me të kuptuarit e njerëzve dhe ndërtimin e lidhjeve të rëndësishme  me ta.

“EQ tejkaloi IQ”

Dhjetë vite më pare, në një ngjarje të profilit të lartë, Nadella iu drejtua mijëra studentëve për të ardhmen dhe mundësitë e tyre. Gjatë fjalës së tij, ai foli për rëndësinë e zhvillimit të inteligjencës emocionale (EQ):

Në planin afatgjatë, EQ ia kalon IQ-së.

Hulumtimet tregojnë se kompanitë që kanë prioritet inteligjencën emocionale tek punonjësit e tyre përjetojnë produktivitet dhe angazhim më të lartë të punonjësve sesa ato që e neglizhojnë atë.

Aty ku përparimet teknologjike janë  në qendër të vëmendjes, rëndësia e inteligjencës emocionale ndonjëherë mund të neglizhohet. Megjithatë, liderë si Nadella kanë treguar se inteligjenca emocionale nuk është vetëm një tipar i mirë, por një element kyç për të arritur sukses të qëndrueshëm në një mjedis korporativ.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.