Energjia hidroelektrike

6,543

Energjia hidroelektrike është një burim i ripërtëritshëm i energjisë sikur energjia gjeotermale. Hidrocentralet nuk ndotin ajrin, tokën ose ujin si termocentralet e tjerë për të prodhuar energji elektrike. Zhvillimet në hidrocentralet e vogla dhe të mëdha kanë luajtur një rol në rritjen e shpejtë në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

Rrjedha e ujit është e nevojshme për të marrë energji hidroelektrike. Kur uji fillon të rrjedhë me efektin e gravitetit, energjia që fitohet në mënyrë të vazhdueshme shndërrohet në energji elektrike me ndihmën e turbinës ose gjeneratorit. Hidrocentralet janë një nga metodat më efikase për prodhimin e energjisë elektrike. Sot, efikasiteti i hidrocentraleve është rreth 90-95%. Për më tepër, ata nuk e ndotin ajrin tonë sepse nuk përdorin lëndë djegëse fosile për të prodhuar energji dhe kanë kosto të ulët operative dhe jetëgjatësi të gjatë operimi, krahasuar me termocentralet e tjera në shkallë të gjerë.

Si punojnë centralet hidroelektrike?

Cikli hidrologjik

Energjia hidroelektrike merret me lëvizjen e ujit. Kjo energji mund të shihet si një formë e energjisë diellore, sepse fuqia e diellit është e nevojshme për të siguruar ciklin hidrologjik të ujit. Në ciklin hidrologjik, avujt e ujit në atmosferë kondensohen dhe bien në tokë si reshje. Pastaj një pjesë e këtij uji avullon përsëri në qiell, por pjesa më e madhe futet në tokë dhe mëpas del në sipërfaqe në formë të burimit. Si rezultat, uji i cili vjen në botën tonë më formë të shiut apo borës, arrin në pellgje, liqene ose oqeane, ku shpesh ndodh avullimi.

Uji që futet nën tokë si lagështi formon ujërat nëntokësor. Disa prej tyre që  bashkohen me rryma dhe burime nëntokësore arrijnë në pellgje. Gjatë thatësirës, ujërat nëntokësorë mund të lëvizin drejt tokës dhe të avullojnë përsëri në atmosferë. Avujt e ujit që kthehen në atmosferë duke avulluar koncentrohen në re dhe bien përsëri në tokë si shi apo borë. Kështu, cikli hidrologjik vazhdon vazhdimisht dhe natyra e bën ujin një burim të ripërtëritshëm.

Prodhimi i energjisë elektrike

Në natyrë, energjia nuk mund të krijohet dhe as të zhduket, ajo thjesht ndryshon formën nga njëra në tjetrën.

Për të gjeneruar energji elektrike në hidrocentralin, uji duhet të jetë në lëvizje. Kjo lëvizje quhet energji kinetike. Kur uji i rrjedhshëm fillon të rrotullojë lopatat e turbinës, energjia e lëvizjes e ujit shndërrohet në energji mekanike. Turbina më pas fillon të rrotullojë rotorët e gjeneratorit, ku energjia mekanike e marrë krhehet në një formë tjetër të energjisë, energji elektrike. Quhet energji hidroelektrike ose hidrocentrale sepse uji është burimi kryesor për prodhimin e energjisë.

Në objektet e quajtura hidrocentrale, energjia elektrike merret nga fuqia rrjedhëse e ujit. Disa centrale janë ndërtuar në lumenj, përrenj dhe kanale, por digat janë të nevojshme për furnizimin me ujë të besueshëm. Digat depozitojnë ujin që do të përdoret për ujitje bujqësore, shtëpiake, industriale dhe nevoja për prodhimin e energjisë elektrike. Këto rezervuarë janë të ngjajshme si një bateri, ato depozitojnë ujë dhe lëshohen më pas për prodhimin e energjisë elektrike.

Digat përbëhen nga trupi kryesor i cili formon një depozitë të lartë ku rrjedh uji. Një tub transporton ujë nga rezervuari në turbinë. Uji me lëvizje të shpejtë godet lopatat e turbinave dhe i shtyen lopatat që të rrotullohen si mulli i erës. Lopatat e turbinës të detyruar të rrotullohen nga uji, i rrotullon rotorët e gjeneratorit. Mbështjellësit prej telit në rotor lëvizin brenda statorit dhe nga kjo lëvizje përfitohet energjia elektrike.

Ky parim i punës është i bazuar në ligjin e Faradeit i cili është zbuluar në vitin 1831. Duke i rrotulluar magnetët në mbështjellësat  prej bakrit, prodhohet energji elektrike. Pas kalimit të këtyre fazave, uji vazhdon të rrjedhë për të përmbushur nevojat e tjera. Fazat e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentralet zhvillohen në këtë mënyrë.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.