Universiteti Balkanik zhvilloi konferencë mbi temën: “Si të qëndroni gjithmonë të rinj, të lumtur dhe të shëndetshëm?”

308

Më 6 nëntor, e Mërkurë, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik mirëpriti Dr. Ender Sarach, i cili mbajti ligjëratë mbi titullin “Si të qëndroni gjithmonë të rinj, të lumtur dhe të shëndetshëm?” Ligjërata u zhvillua në sallën e konferencave të univestietit Balkanik, duke filluar nga ora 11 e mëngjesit.

Dr. Ender Sarach është një autor i njohur i librave mbi stilin e jetës së shëndetshme, ushqimet e shëndetshme, sekretet e mirëqenies, shëndetin shpirtëror dhe njohuritë e tij për mjekësinë alternative, stilin e jetës së shëndetshme përmes aplikimit të bimëve shëndetësore, dieta dhe shumë fusha dhe teknika të tjera , që janë në nivelinin e ekspertëve.

Ngjarja ishte e hapur dhe Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ftoi të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ligjëratë të jashtëzakonshme dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zbuluar sekretet e një jete të gjatë dhe të shëndetshme.

Salla e Konferencave të universitetit Balkanik është një nga më të mëdhatë në vend, me një kapacitet prej 450 ulëse, e pajisur me standardet më të larta të audios, të ndriçimit dhe videove.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.