Ekuilibri i tregut

6,582

Ekuilibri i tregut paraqet një gjendje të tillë, në të cilën si blerësit ashtu edhe shitësit nuk kanë arsye të ndryshojnë sjelljen e tyre. Meqenëse veprojnë shumë blerës dhe shumë shitës në mënyrë të pavarur, asnjë blerës apo shitës individual nuk ka mundësi të ndikojë te çmimi i tregut. Në një situatë ekuilibri nuk ka as kërkesë të tepërt, as ofertë të tepërt. Sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar janë të barabarta. Situatës së ekuilibrit i përgjigjet një çmim tregu që quhet çmim i ekuilibrit. 

Nga figura shihet se kurba e kërkesës dhe ajo e ofertës ndërpriten ne piken C, qe është pika e ekuilibrit, se cilës i korrespondon çmimi dhe sasia e ekuilibrit. 

Për nivele çmimesh më të ulëta se çmimi i ekuilibrit, sasia e kërkuar e tejkalon sasinë e ofruar, duke krijuar mungese, (kërkese të tepërt) e cila bën presion për rritjen e çmimit derisa to arrihet çmimi i ekuilibrit dhe të eliminohet kjo mungesë. Kujdes, nuk duhet të ngatërrojmë termin mungesë me termin pamjaftueshmëri (apo rrallësi).

Ndërsa pamjaftueshmëria pasqyron faktin se burimet janë të kufizuara dhe nevojat janë të pakufizuara, mungesa është një situatë tregu, në të cilën sasia e kërkuar tejkalon sasinë e ofruar dhe qe mund te eliminohet duke u rritur çmimet e tregut deri ne nivelet e ekuilibrit. Kur nivelet e çmimit janë mbi çmimin e ekuilibrit, sasia e ofruar tejkalon sasinë e kërkuar, duke krijuar teprice (ofertë të tepërt), e cila nga ana e saj bën presion për uljen e çmimit derisa të arrihet niveli i ekuilibrit. 

Përshtati dhe përmblodhi:

STUDENTET.MK

Comments are closed.