Ekonomia botërore pret një javë të rëndësishme: Priten të dhëna kryesore nga SHBA, BE dhe Kina

96

Është një javë e rëndësishme  për ekonominë botërore, pasi ekonomitë më të mëdha në botë do të nxjerrin të dhëna kyçe mbi normat e interesit, si dhe papunësinë, inflacionin dhe prodhimin industrial.

Më 14 qershor, banka qendrore amerikane Fed duhet  të publikojë të dhëna për normën e interesit referencë ndërsa  Uashingtoni do të publikojë njëkohësisht normën e inflacionit për muajin maj, si dhe të dhëna për shitjet me pakicë dhe ndjenjën e konsumatorëve.

Në Evropë, Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të marrë një vendim për normën referencë të interesit dhe tregjet presin një rritje prej 25 pikë bazë. Priten të dhënat përfundimtare për inflacionin e majit në BE dhe në Eurozonë, si dhe treguesi ZEW për ndjeshmërinë ekonomike.  Të dhënat përfundimtare për inflacionin mujor në Gjermani, Itali, Francë dhe vende të tjera të BE-së do të japin një pamje më të qartë të gjendjen e ekonomisë evropiane.

Britania e Madhe do të publikojë të dhëna për rritjen e saj të PBB-së dhe normën e papunësisë dhe Kina do t’i tregojë botës të dhënat për prodhimin industrial, shitjet me pakicë, investimet dhe gjendjen e tregut të punës për muajin maj.

Përmblodhi dhe përshtati;

www.studentet.mk

Comments are closed.