Dhjetë citate të mrekullueshëm për motivimin
Kemi nevojë për një fillim pozitiv të ditës, motivim në çfarëdo lloj forme, kështu që sot lërini këto 10 citate ta bëjnë ditën tuaj më të bukur dhe mendimet tuaja të zgjohen.
- Nëse dikush ju thotë “Ju nuk mundeni !” Ai në të vërtetë mendon “Unë nuk mundem!”
- Ekziston një dallim i vogël midis njerëzve, por ai dallim i vogël bën ndryshime shumë më të mëdha. Dallimi i madh është në atë se ai është pozitiv apo negativ.
- Çfarëdo që të doni të bëni, bëjeni atë sot, ngase cdo ditë keni më pak mëngjesa.
- Lumturia, si dhe fatkeqësia, janë çështje e zgjedhjes personale.
- Jini të butë dhe mos lejoni që bota t’ju bëjë të ashpër. Mos lejoni që dhimbja t’ju bëjë që të urreni . Mos lejoni që hidhërimi të vjedhë ëmbëlsinë tuaj. Besoni se bota është një vend i mrekullueshëm, edhe kur pjesa tjetër e botës nuk pajtohet me ju.
- Ju duhet të vendosni se a do të vazhdoni. Kjo nuk do të ndodhë automatikisht. Duhet të ngriteni dhe të thoni “Nuk më intereson sa e vështirë është kjo, nuk më intereson se sa i zhgënjyer jam … vazhdoj me jetën time!”
- Herën tjetër kur të ndjeheni të pakënaqshëm nga presioni që keni në jetë, mos harroni se pa presion nuk ka diamante. Mësoni se presioni është pjesë e suksesit.
- Kur nuk mund të ndryshoni situatën, mësoni të ndryshoni veten.
- Lumturia shpesh hynë nëpër derën që keni harruar se është e hapur.
- Mënyra më e mirë për të fituar vetëbesim është të bëni atë nga e cila keni më shumë frikë.
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK
Comments are closed.