Përshkrimi
Inxhinieria Mekanike është një disiplinë inxhinierike që kombinon rregullat themelore të fizikës dhe teknologjitë e materialeve për të projektuar, prodhuar, analizuar, zhvilluar dhe mirëmbajtur produktet mekanike.
Çka mësohet?
Si çdo drejtim tjetër edhe inxhinieria mekanike kërkon që studenti i ardhshëm të jetë i pajisur me bazë për drejtimin e tij që të jetë më i lehtë adaptimi në fakultet. Lëndë bazë në këtë drejtim janë matematika, fizika-kinematika, termodinamika, mekanika e lëngjeve, përçimi termik, shkenca e materialeve dhe energjia.
Inxhinieria mekanike ngërthen në vete një diapazon jo të vogël të drejtimeve siç janë Automjetet motorike, Termoenergjetikë, Automatizim, Mekatronikë, Inxhinieri industriale dhe Menaxhment, etj
Cilat janë mundësit e punësimit?
Për inxhinierët e mekanikës mundësia e punësimit është e gjerë, sidomos në sektorin privat në kompani të cilat merren me automobilistikë, prodhimin e makinave të ndryshme, mirëmbajtjen e pjesëve makinerike, etj.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK
Comments are closed.