Çfarë është inxhinieria e ndërtimtarisë?

1,071

Përshkrimi i drejtimit

Inxhinieria e ndërtimtarisë, e njohur si një nga disiplinat më të hershme inxhinierike, është një degë e inxhinierisë që prodhon dizajne frymëzuese, plane dhe projekte ndërtimore në bashkëveprim me mjedisin fizik dhe natyror. Inxhinierët e ndërtimtarisë hartojnë dhe ndërtojnë rrugë, ndërtesa, aeroporte, diga, ura dhe marrin parasysh rreziqet potenciale mjedisor, si tërmetet dhe uraganet, kostoja dhe jetëgjatësia e projektit.

Çka mësohet?

Për të pasur më lehtë adaptimin në fakultet studenti i ardhshëm i ndërtimtarisë është e rëndësishme pajisja paraprake me bazat e Inxhinierisë së Ndërtimtarisë.
Lëndët bazë të Inxhinierisë së ndërtimtarisë janë matematika, statika, vizatimi teknik, materialet ndërtimore, konstruksionet.
Fakultetet varësisht nga tregu dhe kuadrot janë në disponim me drejtimet e Ndërtimtarisë, Konstruksionet, Gjeodezia, Gjeoteknika, etj.

Cilat janë mundësitë e punësimit?

Si inxhinier i ndërtimtarisë dyert e firmave privat janë të hapura për ju nëse arrini ta zhvilloni veten sipas tregut ku mund të punoni në dizajn, ndërtimtari, departamente kërkimi, administratë lokale, pozita mbikëqyrëse apo administrative.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.