Bonton biznesi: Çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëni nëse keni partnerë biznesi në SH.B.A.

463

Shtetet e Bashkuara janë një nga tregjet më të mëdha dhe më me ndikim në botë. Nëse e kuptoni mënyrën e tyre të të bërit biznes dhe mënyrën e bashkëpunimit, ju do të keni shanse më të mëdha përsukses.

Ajo që i bën Amerikanët të dallueshëm në botën e biznesit është ndërmjetësimi dhe miqësia e tyre edhe për njerëzit që takohen për herë të parë. Komunikimi i tyre nënkupton lehtësi, përkushtim dhe pak humor. Shpesh herë ata përdorin biseda të rëndomta që te krijojnë ambient më komod për të pranishmit me qëllim që  ta bëjnë më të lehtë takimin. 

Amerikanët zakonisht nuk duan të punojnë të dielave, kështu që shmangin përcaktimin e takimeve ose aktiviteteve në atë ditë. Nëse merrni ftesë për drekë biznesi, mikpritësi mund të paguajë faturën, por mos u çuditni nëse duhet të paguani pjesën tuaj. 

Për shkak të cilësisë së tyre për ndërmjetësim, është e mundur që amerikanët t’i ftojnë kolegët e tyre në shtëpi si gjest partneriteti dhe dëshirës për bashkëpunim. 

Edhe në Shtetet e Bashkuara, kodi konservator i veshjes respektohet kur bëhet fjalë për një takim zyrtar. Ju gjithashtu mund të ftoheni në takim në fushë golfi, në kulturën e biznesit  të Amerikanëve kjo është mjaft normale, pra përderisa flisni për biznes njëkohësisht argëtoheni me një lojë golfi. 

Amerikanët kanë një moto themelore – “koha është para”, e cila merret mjaft seriozisht, dhe e kërkuar nga partnerët me të cilët bashkëpunojnë. Ato aplikohen për njerëzit që nuk i zvarrisin punët, kështu që nuk ka nevojë që procesi i bisedimeve të zgjasë me muaj. 

Sipërmarrësit në SH.B.A. janë të njohur për dëshirën për të marrë rreziqe, për të hyrë në biznese më pak të njohura për ta dhe në këtë mënyrë të fitojnëfitime më të larta.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.