BËHU I LUMTUR EDHE PSE UNË JAM NË PIKËLLIM

598

Ishin dy burra të cilët e kishin sëmundjen e njëjtë, shëroheshin në të njëjtin spital dhe qëndronin në të njëjtën dhomë. Njëri krevatin e kishte afër dritares, kurse tjetri afër derës hyrëse të dhomës. Ai që ishte afër dritares ia përshkruante tjetrit bukuritë e natyrës, pemët dhe lulet e ndryshme, kurse ky i mbyllte sytë dhe e paramendonte çdo gjë që ia përshkruante shoku i vet.

Pas një periudhe, burri, që gjendej afër dritares ndërroi jetë. Shoku i dhomës e pyeti njërën nga motrat medicinale duke i thënë se shoku i tij që ishte afër dritares kënaqej duke i shikuar bukuritë e natyrës. Sa begati e madhe për të!

Motra medicinale iu përgjigj:

“Shoku yt i cili ndërroi jetë. ishte i verbër dhe nuk shihte gjë. Mirëpo, ai ty t’i përshkruante ato gjëra që ti të ndjehesh i lumtur dhe me shpresë.”

Me të vërtetë, ekzistojnë njerëz që tentojnë të na gëzojnë, edhe pse ata vet janë në pikëllim të madh!

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.