lesbian videos mercedes carrera knock out her cheating hubby. home alone chav slut. desi anal mom helps in tub romantic family dinner.porn videos dealer fuck.

Arkitektura Islame ndër shekuj – pjesa e gjashtë

153

11. Periudha Timuride (1370–1507)

Timuridët ishin dinastia e fundit e madhe që dolën nga Azia Qendrore. Në 1370, themeluesi Timur i cili i përkiste një fisi Turko-Mongol vendosi Samarkand si kryeqytetin e tij. Brenda 35 viteve, ai nënshtroi të gjithë Azinë Qendrore, Iranin e madh dhe Irakun, si dhe pjesë të Rusisë jugore dhe nënkontinentit Indian. Pasardhësi i Timurit, Shah Rukh (1405–47), mezi arriti të mbante kufijtë e perandorisë. Princat Timuridë pasues kërkuan të krijonin mbretëritë e tyre, duke dobësuar perandorinë me grindje të brendshme. Përfundimisht vetëm Khurasan dhe Transoksiana mbetën Timurid, dhe gjatë viteve të mbetura të dinastisë, këto qeveriseshin nga degë të veçanta të familjes Timurid. Materiali kryesor i ndërtimit i punësuar për monumentet perandorake ishte me tulla të pjekura edhe pse gur i veshur u përdor në Azerbajxhan. Forma kryesore të punimeve me pllaka ishin mozaik me pllaka, me copa individuale me ngjyra prerë për të formuar modele, dhe pllaka të pikturuara nën luster i njohur si ‘haft rangi’ (shtatë ngjyra). Një larmi e madhe e formave të harkut (duke përfshirë harqe të rrumbullakëta, me dy, tre, dhe katër qendra), kupolash dhe kemerësh e cila shfaq gamën e gjerë të ndikimeve në arkitekturën timuride. Format e kupolës u bënë gjithnjë e më të dallueshme nën Timuridët me zhvillimin e kupolës dyshe ku ka një kupolë të jashtme dhe një kupolë të cekët të brendshme.  Tipari më karakteristik i periudhës Timuride është shkalla massive e objekteve, e theksuar nga portalet e mëdha hyrëse dhe minaret e trasha të mbuluara me dekorim pllakash. Me i famshmi nga monumentet Timurid është tempulli i Ahmed Yasavi në Turkestan (Yasi) në Khazakstan dhe Xhamia Bibi-Khanym në Samarkand.

12. Periudha Osmane (1299-1923)

Perandoria Osmane u themelua në vitin 1299 nga Osman Gazi. Kryeqytei I parë I perandorisë ishte Bursa, pastaj Edirne dhe në fund Stambolli.  Sundimi Osman u shtri për një periudhë prej rreth 700 vjetësh dhe, në kulmin e saj, Perandoria Osmane mbuloi një territor të gjerë e cila përfshinte Ballkanin, Greqinë, Anadollin, Sirinë, Irakun, Egjiptin, Qytetet e Shenjta të Arabisë, Algjerisë dhe Tunizisë. Perandoria zgjati deri në vitin 1924. Si pasojë, karakteri i arkitekturës Osmane pësoi ndryshime të shumta gjatë kësaj epoke të gjatë. Arti osman filloi fillimisht në Iznik, duke vazhduar në Bursa dhe Edirne. Më vonë u zhvillua në Stamboll dhe më pas u përhap në të gjitha vendet e sunduara nga perandoria Osmane. Sot, arkitektura osmane është prezente në shumë vende sin ë Ballkan, Siri, Egjipt, dhe në cdo shtet i cili ka qenë nën perandorinë osmane.

Trashëgimia arkitektonike e Osmanëve ndahet në tre periudha, duke filluar me fazën e hershme formuese, (1299 ­1453). Kjo pasohet nga periudha klasike (1453 – 1700) së cilës i përkasin shumica e monumenteve më të njohura të arkitekturës osmane, një numër i të cilave u projektuan nga arkitekti i madh osman Sinani. Kjo pasohet nga periudha e vonë (1718 – 1923) e cila karakterizohet nga elemente dekorative më të zhvilluara dhe me ndikim të stilit perëndimor.

Gama e ndërtesave varion nga ato religjioze, si xhami, teqe, musalate, tyrbe, tek sociale: menza publike, bujtina, pazare, shatërvane, burime,karavansaraje;  tek ajo arsimore: medrese, mektepe;  shendëtësore si spitalet, dhe civile: ura, kulla sahatesh, residencale: saraye dhe residenca verore. 

Arkitektura osmane demonstron ndikimet e traditave të shumta duke përfshirë ato të Selxhukve të Anadollit dhe Bizantit.  Në periudhën e hershme Xhamia “Edirne Üç Şerefeli Cami” (1437 – 1447) është një pikë kthese në arkitekturën Osmane: një xhami hipostyle me një maksura të madhe me kupolë që dominon si hapësirën e brendshme ashtu edhe profilin e jashtëm të xhamisë. Rol të rëndësishëm gjatë këasj përiudhë luan dhe arkitektura e zhvilluar në vendet e ballkanit, si Shqipëri,Greqi,  Bullgari, Maqedoni, etj. Gjatë kësaj kemi dhe një periudhë tranzicioni midis Arti Selxhuk Anatolian tek Arti klasik Osman.

Një karakteristikë kryesore e xhamive osmane nga periudha e hershme është mbizotërimi i një kupole qendrore që mbulon një pjesë të konsiderueshme të sallës së lutjeve.

Pushtimi i Konstandinopojës në 1453 e cila shënon dhe fillimin e arkitekturës klasike ekspozoi arkitektët osmanë me një gamë krejt të re të ndërtesave, më e rëndësishmja prej të cilave është Hagia Sophia (Aya Sophia) e cila u kthye në xhami.( Petersen, 1995) Arkitekti I cili la gjurmë goxha në këtë periudhë është Ark. Sinani.  Shteti Osman zgjeroi gradualisht kufijtë e tij. Kjo rritje dhe ngritje nuk ishte vetëm në fushën politike, por edhe në fushën e artit. Me ardhjen e fazës klasike osmane, kupola qendrore rritet në mënyrë dramatike në madhësi dhe shpesh është e kombinuar me një seri gjysmë kube dhe kupola të vogla që kaskadojnë nga kupola qendrore.  Një numër xhamish kanë një, dy ose katër gjysmë kupola që mbështesin kupolën qendrore. Komplekset e mëdha fetare perandorake osmane (psh. Kompleksi i Suleymanijes) zakonisht përbëhej nga disa objekte brenda 1 kompleksi,pra përveç xhamisë, përfshihej një mauzoleum për të zotin, një kuzhinë (menze), medrese(shkollën), banjën publike, spitalin dhe dyqanet. Gjatë shekullit të 16-të, u prodhuan vepra madhështore në arkitekturë, kaligrafi dhe miniaturë. Ndër veprat kryesore përmendim: Xhamia Suleymaniye, Xhamia Shehzade, Xhamia Selimije në Edirne.

Xhamia osmane është e njohur për minaren e saj të thjeshtë, elegante në formë lapsi,nga një deri në tre ballkone e cila shpesh flatohet dhe përfundon në një kapak konik të zgjatur, të mbuluar me plumb. Muqarnas përdoret në mënyrë selektive në zona të caktuara, të tilla si pjesa e poshtme e ballkoneve të minareve ose mbi dritaret dhe portalet. Kaligrafia, që zakonisht përmban shkrimet naskhi dhe thuluth, është një pjesë integrale e procesit dekorativ të shumë ndërtesave.

Arti i vonë Osman (1718 – 1923), i cili u zhvillua nën ndikimin e stilieve Europiane dhe karakteristika tve të ndryshme ndryshme. Etapat e kësaj përiudhe ishin:

  • 1-   Periudha e Tulipanit (1718 – 1730) –ndikime nga Evropa.
  • 2-       Epoka e Barokut dhe Rokoko Turke (1730 – 1808)-
  • 3-       Periudha e stilit empirik turk (1808 – 1860)- Shihet efekti i stilit të perandorisë që u shfaq në Francë.
  • 4-       Periudha Eklektike (1860 – 1900)
  • 5-       Periudha Neoklasike / Lëvizja Kombëtare e Arkitekturës (1900 – 1923).  Artistë të ndryshëm që dëshironin të evitonin ndikimin e Evropës morën si shembull veprat e periudhës klasike. Kështu, në artin “turk” filloi një epokë kombëtare (Periudha Neoklasike).

Disa nga shembujt mund të përmendim: İstanbul Nuruosmaniye Cami, The Mosque of Muhammad Ali Pasha, Cairo, The Dolmabahçe Mosque, Istanbul

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

Comments are closed.

www.x-video.center roomie caught doing nude selfies. sex viet college teen doggystyled in coed threesome. lesbian chicks amateurs in xxx scenes with food fetish scenes.desi videos